Shpallet në kërkim ndërkombëtar Edison Sheme i akuzuar për marrëdhënie seksuale me të mitur,pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të miturën për 4 vite.
Burime nga policia bëjnë të ditur se Edison Sheme dyshohet se ka ikur drejt Greqisë, ku prej vitesh jeton vëllai i tij. Gjatë kësaj periudhe, forcat e rendit kanë realizuar kontrolle të shumta në banesat e të afërmve, miqve dhe të njohurve të tij, jo vetëm në fshatrat Sheqeras dhe Barç, por edhe në zonën e Maliqit.
Pas grumbullimit të informacionit nga hetimet, Prokuroria e Korçës ka lëshuar një urdhër kërkimi ndërkombëtar për Edison Sheme. Urdhri është dërguar në Interpol Tiranë, që do të vijojë me procedurat për kërkimin ndërkombëtar. Po ashtu, autoritetet shqiptare janë në komunikim me homologët e huaj për të siguruar arrestimin e 43-vjeçarit.