Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Abuzoi me pandeminë e COVID-19, kryeministri i Federatës së Bosnjës dënohet me 4 vite burg

11:41 05/04/2023
Reading Time: 2 min lexim

Kryeministri i Federatës së Bosnje e Hercegovinës, Fadil Novalliq, u dënua me katër vjet burgim për qasje të paligjshme me rastin e blerjes së respiratorëve kinezë gjatë pandemisë COVID-19.

Gjykata në Bosnje e Hercegovinë shpalli dënimin e shkallës së parë kundër Novalliqit më 5 prill, ashtu si edhe kundër të të pandehurve të tjerë në këtë rast: kreut të suspenduar të Mbrojtjes Civile të Federatës së Bosnje e Hercegovinës, Fahrudin Sollak, dhe pronarit të kompanisë bujqësore “Srebrena Malina”, Fikret Hoxhiq.

Sollak u dënua me gjashtë vjet burgim dhe Hoxhiq me pesë.

Kompania “Srebrena Malina” gjithashtu do të duhet të paguajë kompensim në vlerë prej 100 mijë eurosh.

Novalliq nuk u paraqit në seancën e shqiptimit të dënimit.

Ai është akuzuar se ka hartuar një plan për të përdorur para nga buxheti i vitit 2020 për blerjen e mjeteve dhe pajisjeve për të luftuar koronavirusin.

Ai është bashkuar me Sollakun dhe Hoxhiqin “për të siguruar përfitime materiale” që më pas do t’i ndanin mes vete.

Ministrja e Financave, Jellka Miliceviq, është liruar nga akuza se nuk i ka penguar ata që ta bëjnë një gjë të tillë.

Gjyqi për blerjen e 100 ventilatorëve nga Kina, me vlerë 5.4 milionë euro, për nevojat e sistemit shëndetësor në Federatën e Bosnje e Hercegovinës, ka filluar më 23 shkurt, 2021, para Gjykatës së Bosnje e Hercegovinës.

Respiratorët janë blerë në prill të vitit 2020, një ditë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, për shkak të pandemisë COVID-19.

Prokuroria e Kantonit të Sarajevës ka nisur hetimet pasi është bërë e ditur se puna është kryer pa tender dhe me marrëveshje të drejtpërdrejtë me kompaninë private “F.H. Srebrena Malina”, e cila merret me tregti të pemëve dhe perimeve.

Prokuroria e Shtetit e ka marrë më pas lëndën nga Prokuroria Kantonale dhe aktakuza është konfirmuar në fund të vitit 2020./rel

Të lidhura

I shpallur në kërkim për armëmbajtje, arrestohet në Rinas 37-vjeçari
Aktualitet

I shpallur në kërkim për armëmbajtje, arrestohet në Rinas 37-vjeçari

Një 37-vjeçar i dënuar me pothuajse pesë vite burg për armëmbajtje pa leje është arrestuar në Aeroportin e Rinasit, sapo...

17:30 04/07/2025
Aksident në aksin Shkodër – Lezhë, një viktimë dhe 4 të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Shkodër – Lezhë, një viktimë dhe 4 të plagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e 4 korrikut në fshatin Kryebushat të Shkodrës, ku një person ka humbur jetën...

17:02 04/07/2025
Para
Tmerri me produktet në Qendrën e Personave me Aftësi të Kufizuar Vlorë, publikohet raporti i KLSH

Tmerri me produktet në Qendrën e Personave me Aftësi të Kufizuar Vlorë, publikohet raporti i KLSH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

I shpallur në kërkim për armëmbajtje, arrestohet në Rinas 37-vjeçari

I shpallur në kërkim për armëmbajtje, arrestohet në Rinas 37-vjeçari

17:30 04/07/2025
Aksident në aksin Shkodër – Lezhë, një viktimë dhe 4 të plagosur

Aksident në aksin Shkodër – Lezhë, një viktimë dhe 4 të plagosur

17:02 04/07/2025
Mjegull e pazakontë mbulon bregdetin e Vlorës, fenomen i rrallë në kulmin e verës

Mjegull e pazakontë mbulon bregdetin e Vlorës, fenomen i rrallë në kulmin e verës

14:09 04/07/2025
Përplasje e ashpër në gjyq, Plarent Dervishaj ofendon Alibejn

Përplasje e ashpër në gjyq, Plarent Dervishaj ofendon Alibejn

13:54 04/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.