Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Abuzime me taksën për arsimin”, PL depoziton kërkesën në KLSH

14:36 05/12/2023
Reading Time: 2 min lexim

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka depozitar në Këshillin e Lartë të Shtetit kërkesën për nisjen e auditimit të Bashkisë Tiranë në lidhje me menaxhimin e fondeve publike.

Në një deklafratë për mediat, Blushi tha se është vërtetuar se 50 milion euro taksa të qytetarëve të Tiranës, të mbledhura nga Bashkia me qëllim ndërtimin e 17 shkollave të reja, nuk kanë përfunduar në ndërtimin e shkollave.

Kjo shumë e majme bëhet fjalë për 7 vitet që bashkia ka qenë nën qeverisjen e Veliajt dhe të Partisë Socialiste.

 

Pjesë nga deklarata:

Siç pata premtuar, depozitova sot zyrtarisht në Kontrollin e Lartë të Shtetit, institucionin më të Lartë të Auditimit Publik në Republikën e Shqipërisë, i cili luan një rol thelbësor dhe shumë të rëndësishëm në dhënien e sigurisë mbi mënyrën se si menaxhohen fondet publike dhe përdoren kontributet e taksapaguesve shqiptarë, kërkesën zyrtare për nisjen sa më parë të një auditimi të thelluar në Bashkinë e Tiranës, në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore, si dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Menaxhimit Financiar mbi mënyrën e menaxhimit të të ardhurave nga taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore.

 

Tashmë është e faktuar se 50 milion euro taksa të qytetarëve të Tiranës, të mbledhura në 7 vite nga Bashkia me qëllim ndërtimin e 17 shkollave të reja, që do t’i jepnin fund mbingarkesës dhe mësimit me dy turne, nuk kanë përfunduar në destinacionin e tyre.

 

 

Bashkia e Tiranës në përgjigjen zyrtare që më ka dërguar pas kërkesës time për transparencë dhe llogaridhënie ka pranuar zyrtarisht dështimin e skemës së Partneritetit Publik Privat (PPP) për ndërtimin e 17 shkollave të reja, nëpërmjet taksës së përkohshme të infrastrukturës arsimore.

 

Nisur nga fakti i shtrirjes në total të taksës për infrastrukturën arsimore për 10 vite, si dhe për shkak se në 7 vite të pagesës së saj nga qytetarët dhe bizneset Bashkia e Tiranës nuk i ndërtoi 17 shkollat e premtuara, do t’i drejtohem shumë shpejt zyrtarisht Kontrollit të Lartë të Shtetit me një kërkesë për auditim ndaj Bashkisë së Tiranës për mënyrën e menaxhimit të të ardhurave nga taksa për infrastrukturën arsimore, për të zbuluar arsyen se pse dështoi skema e PPP-ve dhe pse taksat e mbledhura nga qytetarët nuk shkuan në destinacionin e premtuar.

 

Do të presim me qetësi vendimin dhe auditimin e KLSH për të ndjekur më pas të gjitha hapat ligjorë, gjithmonë në respekt të mbrojtjes së interesit qytetar, në funksion të transparencës dhe llogaridhënies: Pse nga 17 shkollat e premtuara u ndërtuan vetëm 9? Ku përfunduan taksat e qytetarëve?

 

Tashmë është e faktuar se me Erion Veliaj në krye të Bashkisë së Tiranës, miliona euro taksa shpërdorohen dhe destinacioni i tyre final nuk janë shpërbimet dinjitoze ndaj qytetarëve.

Të tjera

Nga “armëmbajtës pa leje” në Kryeinspektor, kur Kryeministri duhet të japë llogari për fjalën e vet
Aktualitet

Nga “armëmbajtës pa leje” në Kryeinspektor, kur Kryeministri duhet të japë llogari për fjalën e vet

Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit, akuzonte Dashnor Sulën si “armëmbajtës pa leje”, se “i gjuante arbitrave me revole” dhe...

21:08 16/02/2026
Osmani: Duan të na deformojnë historinë, UÇK ideali ynë më i fuqishëm
Aktualitet

Osmani: Duan të na deformojnë historinë, UÇK ideali ynë më i fuqishëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se ka përpjekje për të deformuar historinë e shqiptarëve, ndërsa theksoi se Ushtria Çlirimtare...

15:59 16/02/2026
Para
Sërish rritje! Ndryshon sërish çmimi i karburantëve në vend

Autoriteti i Konkurrencës vazhdon të mosreagojë/ Çmimet e karburantit mbesin njësoj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Nga “armëmbajtës pa leje” në Kryeinspektor, kur Kryeministri duhet të japë llogari për fjalën e vet

Nga “armëmbajtës pa leje” në Kryeinspektor, kur Kryeministri duhet të japë llogari për fjalën e vet

21:08 16/02/2026
Osmani: Duan të na deformojnë historinë, UÇK ideali ynë më i fuqishëm

Osmani: Duan të na deformojnë historinë, UÇK ideali ynë më i fuqishëm

15:59 16/02/2026
U çmend zyrtarisht, apo hetohet zyrtarisht?!

U çmend zyrtarisht, apo hetohet zyrtarisht?!

15:49 16/02/2026
BIRN: Rama zyrtarizon forcimin e imunitetit për kabinetin e tij qeveritar

BIRN: Rama zyrtarizon forcimin e imunitetit për kabinetin e tij qeveritar

15:40 16/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.