Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI? Rikthimi i Gerond Meçes sinjalizon fundin e një epoke në tenderat e teknologjisë

23:04 06/08/2025
Reading Time: 3 min lexim

Zhvillimet e fundit në sektorin publik të teknologjisë së informacionit në Shqipëri tregojnë qartë se monopoli i gjatë i Ermal Beqirit dhe kompanisë së tij “Soft & Solution” po lëkundet seriozisht. Pas kontrollit të befasishëm nga BKH në ambientet e kompanisë, i cili u urdhërua nga SPAK në kuadër të hetimeve ndaj Ergys Agasit dhe lidhjeve të tij me AKSHI-n, në lojë është rikthyer një emër i vjetër dhe shumë i njohur për këtë sektor: Gerond Meçe.

Rikthimi i Meçes, përmes kompanisë së tij Advanced Business Solutions, është një ngjarje që nuk mund të kalojë pa vëmendje. Për vite me radhë, ABS ishte furnizuesi kryesor i AKSHI-t, me rreth 50 milionë euro të përfituara nga thesari i shtetit që nga ardhja e socialistëve në pushtet në vitin 2013. Por në vitin 2023, për arsye që nuk u sqaruan kurrë zyrtarisht, dera iu mbyll në mënyrë të beftë. Në prapaskenë qarkullonin zëra për përgjime ambientale që kishin përfunduar në duart e SPAK dhe që implikonin Meçen në biseda komprometuese. Këto zëra u forcuan më tej kur u përmendën publikisht nga Sali Berisha dhe Arben Ahmetaj, duke ngritur dyshime për një lëvizje të motivuar politikisht për ta nxjerrë nga loja.

Por tani, Meçe është kthyer. Vetëm në dy muajt e fundit, ABS ka fituar dy tenderë me vlerë afër 5 milionë euro përmes Komisionit të Prokurimit Publik, pasi ishte skualifikuar më parë nga AKSHI. Ky kthim nuk është thjesht një sukses individual – ai përfaqëson një ndryshim të dukshëm në balancën e fuqisë në sektorin e teknologjisë publike në Shqipëri. Dhe kjo nuk mund të ndodhë pa bekim nga lart.

Ndërkohë, perandoria e ndërtuar nga Ermal Beqiri po përjeton çastet e saj më të vështira. “Soft & Solution”, e cila në vitin 2023 raportoi 18.7 milionë euro të ardhura dhe 11.2 milionë euro fitim neto, një marzh fitimi ekstrem prej 60%, është kthyer në epiqendër të dyshimeve për tendera të fryrë dhe lidhje të dyshimta me struktura të pushtetit. Beqiri njihet jo vetëm si partner afatgjatë i AKSHI-t, por edhe si një nga figurat më të afërta me Ergys Agasin, ndaj të cilit SPAK po zhvillon një hetim të zgjeruar për ndikim të paligjshëm në vendimmarrje publike dhe përfshirje në një rrjet të gjerë interesash ekonomike me institucione shtetërore.

AKSHI mbetet në zemër të kësaj loje. Institucioni që drejtohet prej më shumë se një dekade nga Mirlinda Karçanaj, e cila së fundmi deklaroi me vetëkënaqësi nga Berati se Shqipëria është gati të “mësojë botën” për qeverisjen dixhitale, është shndërruar në një strukturë të centralizuar që shpërndan tendera në mënyrë të pandryshueshme te të njëjtat kompani. Pavarësisht deklaratave për platforma si “Diella” dhe “e-Albania”, realiteti është krejt tjetër: raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë konstatuar se 79 institucione ende nuk janë të integruara në sistemet e AKSHI-t, ndërkohë që miliarda lekë janë shpërdoruar për platforma që bien nga sistemi, nuk janë funksionale ose janë të pambrojtura nga sulmet kibernetike, siç ndodhi me goditjen nga hakerët iranianë në vitin 2022.

Që nga fillimi i vitit 2025, AKSHI është në një bllokadë të heshtur: tenderat janë pezulluar, kontratat nuk mbyllen dhe pothuajse çdo procedurë është e kontestuar në Komisionin e Prokurimit Publik. Ky ngërç nuk është rastësi. Ai është rezultat i një përplasjeje interesash që po del nga prapaskena dhe po ekspozohet për herë të parë përmes hetimeve të SPAK-ut dhe lëvizjeve të befasishme në treg.

Për qytetarët, ky është një zhvillim i vonuar, por thelbësor. Sa herë që AKSHI ka lidhur një kontratë, një dorë është futur në xhepin e tyre përmes një sistemi klientelist që ka vënë interesat private mbi interesin publik. Por pyetja që mbetet është: a kemi të bëjmë me një spastrim të vërtetë të skemës së vjetër, apo thjesht me një rotacion lojtarësh ku loja mbetet e njëjtë?

Sepse nëse Meçe rikthehet aty ku ishte, ndërsa Beqiri bie në hije, pa ndryshuar rregullat e lojës, atëherë nuk kemi reformë, kemi thjesht rishpërndarje pushteti. Dhe për një sektor që ka marrë miliarda lekë nga buxheti i shtetit dhe s’ka sjellë asnjë përfitim të prekshëm për qytetarët, kjo është thjesht forma më e sofistikuar e vazhdimësisë së korrupsionit.

Të lidhura

Vendimi: I dënuar për armë pa leje, Agron Malaj u shpall fajtor nga Gjykata e Matit në vitin 1999
Aktualitet

Vendimi: I dënuar për armë pa leje, Agron Malaj u shpall fajtor nga Gjykata e Matit në vitin 1999

Agron Malaj, ish-kryebashkiaku i Matit dhe tashmë kandidat i zgjedhur në Parlamentin e ardhshëm, figuron me dy dosje penale serioze...

22:43 06/08/2025
Paradoksi i Kodit të ri Penal: Më mirë hajdut se gazetar
Aktualitet

Paradoksi i Kodit të ri Penal: Më mirë hajdut se gazetar

Ky shkrim është pjesë e një serie që analizon draftin e ri të Kodit Penal të Shqipërisë. Në çdo pjesë,...

20:54 06/08/2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI? Rikthimi i Gerond Meçes sinjalizon fundin e një epoke në tenderat e teknologjisë

A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI? Rikthimi i Gerond Meçes sinjalizon fundin e një epoke në tenderat e teknologjisë

23:04 06/08/2025
Vendimi: I dënuar për armë pa leje, Agron Malaj u shpall fajtor nga Gjykata e Matit në vitin 1999

Vendimi: I dënuar për armë pa leje, Agron Malaj u shpall fajtor nga Gjykata e Matit në vitin 1999

22:43 06/08/2025
Paradoksi i Kodit të ri Penal: Më mirë hajdut se gazetar

Paradoksi i Kodit të ri Penal: Më mirë hajdut se gazetar

20:54 06/08/2025
Shqipëria përfshihet nga një tjetër valë e të nxehtit afrikan

Shqipëria përfshihet nga një tjetër valë e të nxehtit afrikan

18:52 06/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.