Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“A është rikthyer inflacioni ?”/ Guvernatori i BSH merr pjesë në konferencën e mbajtur në Gjenevë

17:31 23/09/2022
Reading Time: 3 min lexim

Në datat 22-23 shtator 2022, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë z. Gent Sejko, mori pjesë në konferencën me temë “A është rikthyer inflacioni dhe në cilën formë?” të mbajtur pranë Instituti i Studimeve të larta, Gjenevë, Zvicër.

Konferenca e organizuar për të dhjetin vit radhazi në kuadër të programit BCC (Bilateral Assistance & Capacity Building for Central Banks) [1] të shtetit zviceran, ka për qëllim shkëmbimin e përvojave dhe njohurive mes pjesëmarrësve, të cilët përfaqësojnë bankat qendrore të vendeve partnere të këtij programi.

Pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të lartë të bankave qendrore të tilla si: Azerbajxhani, Bosnje-Hercegovina, Kolumbia, Maroku, Peruja, Tunizia, Ukraina dhe Shqipëria, si dhe nga institucione të tjera financiare ndërkombëtare e bota akademike.

Diskutimet e kësaj konference u përqendruan në çështje të tilla, si: ndryshimi i ecurisë së inflacionit, roli i bankave qendrore në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, ndikimi i konfliktit në Ukrainë në zinxhirët e furnizimit në ekonomi. Konferenca shqyrtoi gjithashtu sfidat me të cilat përballen bankat qendrore në trajtimin e këtyre situatave të reja.

Bankat qendrore, deri në vitin 2021, punonin për të mbajtjen e  inflacionit në një nivel mesatarisht të lartë. Ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit dhe strukturën e konsumit, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia së bashku me ndikimin e konfliktit në Ukrainë në çmimet e mallrave, kanë çuar në rritjen më të lartë të inflacionit që prej tre dekadash.

Kjo bën që misioni kryesor i bankave qendrore – ruajtja e  stabilitetit të çmimeve – të marrë një vëmendje të veçantë dhe në këtë kontekst, ruajtja e besueshmërisë së tyre është e lidhur me aftësinë  për të mbajtur inflacionin nën kontroll.

Guvernatori Sejko në këtë konferencë ishte i ftuar të merrte pjesë si folës në panelin me temë “Sa global është inflacioni?”.

Gjatë diskutimit të tij, ai u shpreh se inflacioni i lartë aktualisht është një fenomen global, pasi faktorët, rreziqet dhe sfidat janë të ngjashme në të gjitha vendet.

Fillimisht, Guvernatori  nënvizoi se globalizimi i avancuar ka rritur ndikimin e ndërprerjeve të furnizimit si ato të vërejtura kohët e fundit, veçanërisht nafta, gazi dhe energjia. Rrjedhojë e globalizimit është dhe ky mjedis me inflacion të lartë ushqyer gjithashtu nga kursimet e akumuluara gjatë bllokimeve të pandemisë, ndërsa konflikti Rusi – Ukrainë rriti paqëndrueshmërinë, pasigurinë dhe zvogëloi ofertën.

Guvernatori Sejko u ndal më tej dhe në zhvillimet e ekonomisë shqiptare.  Ekonomia u rikuperua shpejt nga goditjet negative të shkaktuara nga bllokimet dhe kufizimet ekonomike të lidhura me pandeminë, brenda dhe jashtë vendit. Ndërsa fillimi i konfliktit Rusi-Ukrainë ndryshoi rrënjësisht pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë dhe perspektivën ekonomike, dhe çoi në rritje të inflacionit më të shpejtë se ajo e pritur.

Banka e Shqipërisë ka reaguar nëpërmjet politikës monetare duke rritur normat e interesit 3 herë deri tani nga niveli më i ulët prej 0.5% në shkurt 2022 në 1.75% në gusht 2022,  për të drejtuar pritjet inflacioniste dhe për të siguruar konvergimin e inflacionit me objektivin, brenda një perspektive afatmesme.

Në vijim Guvernatori Sejko theksoi se politika monetare në Bankën e Shqipërisë ka qenë dhe do të vazhdojë të drejtohet nga tre parime:

  • Së pari, Banka e Shqipërisë mbetet e përkushtuar për të ndërmarrë çfarëdo veprimi që kërkohet për të ruajtur qëndrueshmërinë e inflacionit.
  • Së dyti, pa cenuar stabilitetin e çmimeve, do të përpiqet të shmangë goditjet e panevojshme monetare të aktivitetit ekonomik, gjë që do të kërkojë një analizë të kujdesshme të prirjeve të çmimeve duke marrë parasysh kohëzgjatjen e gjatë të mekanizmit të transmetimit.
  • Së treti, Banka e Shqipërisë do të përpiqet të bashkërendojë politikën monetare me politikën fiskale.

Së fundi, Guvernatori nënvizoi se Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të jetë e kujdesshme për shëndetin e sistemit bankar dhe financiar duke u fokusuar në mbikëqyrjen bankare dhe në ndërmarrjen e politikave proaktive./BW

Të lidhura

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër
Aktualitet

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “Platforma”, i cili ka si qëllim goditjen...

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake
Kryesore

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Gazeta prestigjioze austriake Der Standard ka raportuar mbi zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, duke vendosur theks të veçantë mbi legjitimitetin e...

11:26 14/05/2025
Para
Qeveria e Kosovës kërkon zgjatjen e masave emergjente për energji

Qeveria e Kosovës kërkon zgjatjen e masave emergjente për energji

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

11:26 14/05/2025
GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

11:11 14/05/2025
Lajm i fundit\ Dy të vrarë në Roskovec

Aksident tragjik te “Shkalla e Tujanit”, trupat e dy të rinjve përfundojnë në lumë

10:54 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.