Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

A është media shqiptare në shërbim të pronarëve? Përgjigjet Fevziu

14:57 15/01/2025
Reading Time: 3 min lexim

Gazetari Blendi Fevziu ka diskutuar për gjendjen e medias shqiptare dhe marrëdhënien e saj me politikën gjatë një interviste në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Në një debat me gazetarin Ylli Rakipi, Fevziu theksoi se problematika e medias nuk duhet parë e shkëputur nga konteksti i përgjithshëm shoqëror.

Kur u pyet nga Rakipi nëse mediat udhëhiqen nga interesat e pronarëve të tyre, Fevziu u shpreh skeptik: “Media ka një mijë e një mëkate. Por ku jeton kjo media? Po biznesi si është? Po politika?” Duke iu referuar një diskutimi të mëparshëm me disa përfaqësues që kritikuan median, Fevziu e konsideroi këtë qasje si “dritëngushtësi të njerëzve që duan të jenë në qendër të vëmendjes.”

Gjatë debatit, Rakipi ngriti shqetësimin se pas vitit 2010, pronarët e mediave u shndërruan në biznesmenë që kërkonin vetëm fitime. Fevziu, duke mos mohuar ekzistencën e problemeve, theksoi se vlerësimi i medias duhet bërë në nivel individual dhe jo institucional: “Ajo matet me emisione dhe jo me televizione. Ty të llogarisin si Ylli Rakipi dhe jo si MCN.”

Në përfundim të diskutimit, Fevziu u shpreh kundër përgjegjësisë kolektive në media, duke theksuar se “kjo është një shoqëri ku jam kundër kolektivitetit, përgjegjësia është individuale.” Ai gjithashtu vuri në dukje mungesën e solidaritetit në komunitetin e gazetarëve kur kolegët përballen me presione apo largime nga puna.

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Mediat udhëhiqen nga interesat e pronarëve të tyre, ju e pranoni këtë gjë?

Blendi Fevziu: Jo nuk e di këtë. Media ka një mijë e një mëkate. Po ku jeton kjo media? Po biznesi si është? Po politika?

Ylli Rakipi: Po njëlloj janë.

Blendi Fevziu: Po kush e ka deformuar?

Ylli Rakipi: Politika.

Blendi Fevziu: Erdhën katër përfaqësues aty dhe nuk folën asgjë për Ramën dhe Berishën, por për median. Kjo është dritëngushtësi e njerëzve që duan të jenë në qendër të vëmendjes. Medias i ka rënë audienca.

Ylli Rakipi: Po sepse nuk është në interes të publikut.

Blendi Fevziu: Jo nuk ka interes politika. Sot nuk është media problemi kryesor i këtij vendi.

Ylli Rakipi: Po diskutojmë sot për këtë gjë.

Blendi Fevziu: Nuk bëj analizë per median sot, është histori e gjatë. Nëse ti si Ylli Rakipi që më njeh, që e di që shkruaj dhe udhëtoj, nëse mendon se marr urdhëra dhe bëj gjëra për interes të të tjerëve…

Ylli Rakipi: Edhe sikur të ishte kështu nuk kam të drejtë të të vë ty nën akuzë. Ne duhet të jemi në rregull me veten. E keqja e këtij vendi nuk jemi ne, por nëse ne hedhim një vështrim të thjeshtë, përmende kohën kur nuk kishte media sociale, aty kishte një mëkat, ishim të frontuar, siç vinim nga një shoqëri e mbyllur. Iku kjo kohë dhe mbaroi. Pas vitit 2010, ndodhi një gjë e tmerrshme, pronarët u bënë njerëz që duhet të nxirrnin fitime. Ti e ke ndeshur këtë gjë, por nuk është se ta thonë ty. Nuk je ti përgjegjës, por ti i ikën bisedës.

Blendi Fevziu: Nuk sulmoj njerëz me emër unë.

Ylli Rakipi: Klan, Top Channel, News 24 apo MCN, nuk janë njerëz janë televizione.

Blendi Fevziu: Ajo matet me emisione dhe jo me televizione. Ty të llogarisin si Ylli Rakipi dhe jo si MCN. Po kështu edhe mua. Integriteti është personal. Sa herë ke ikur ti nga televizionet? Ka dalë njeri në solidaritet?

Ylli Rakipi: Po, Bushati.

Blendi Fevziu: Po të tjerët?

Ylli Rakipi: Jo, jo, se ata janë të frontuar.

Blendi Fevziu: Po ta mbyll unë, mendon se do të thoshte njeri bravo se bëri gjest dinjitoz, për lirinë e shtypit? Jo nuk ka. Kjo është një shoqëri, ku jam kundër kolektivitetit, përgjegjësia është individuale. 30 vjet përpara kemi bërë kauzë të tilla, mbanim qëndrime.

Etiketa: blendi fevziumediatylli rakipi

Të tjera

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën
Aktualitet

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

Edi Rama ka një problem me gjyqësinë. Jo vetëm me SPAK-un që po heton anëtarë të qeverisë së tij, por...

19:19 09/02/2026
Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin
Aktualitet

Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

Rreth 60 familje në Baks-Rrjoll të Velipojës janë në protestë prej ditësh. Mbrojnë një tokë prej rreth 1.46 milionë metrash...

19:14 09/02/2026
Para
‘Do ta marr hakun’/ Premtimi që mundi të çonte në vrasjen e Kristian Markut

‘Do ta marr hakun’/ Premtimi që mundi të çonte në vrasjen e Kristian Markut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

19:19 09/02/2026
Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

19:14 09/02/2026
Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

14:54 09/02/2026
BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

14:22 09/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.