Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“A duhet të gëzohemi për Teatrin”, Flutura Açka: Nëse dikush më bind të mos dyshoj…

18:50 02/07/2021
Reading Time: 3 min lexim

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka reagur në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar. Në një status në rrjetet sociale, Açka pyet nëse duhet të gëzohemi për Teatrin Kombëtar apo ka ende diçka pas vendimit.

Açka shkruan se Teatri e preu me thikë demokracinë dhe nuk është çështja që të fitojë një e drejtë e dhunuar, por t’i thuhet ndal kujtdo që e kujton demokracinë shqiptare dhe shtetin si çifligun e vet.

Shkrimtarja përshëndet vendimin e sotëm të Gjykatës, por për sa kohë shembësit e Teatrit nuk do të ndëshkohen, ajo do të vazhdojë të jetë e dyshimtë.

Reagimi i plotë:

A duhet të gëzohemi për Teatrin, apo ende lepuri fle diku?  Dje, rastësisht në një studio televizive, pak minuta para se të flisnim për temën për të cilën ishim mbledhur, çështja e teatrit dukej sikur ishte e vetmja stikadente për të shpëtuar nga dhembja e gingivave që na kanë krijuar padrejtësitë e bëra pirg para nesh.

Disa nga miqtë ishin dyshues, disa krejt pesimistë se në “këtë vend kurrë nuk do të ketë drejtësi”, të tjerëve iu duk e tepruar ajo çfarë u thashë:

“Çështja e Teatrit do të vendosë çdo të bëhet me 20 vitet e ardhshme të demokracisë, a do ta marrë në dorë buldozeri i egos, parasë dhe kriminelëve me pushtet historinë dhe kulturën shqiptare, apo do të shpëtohet demokracia jonë, pra që protesta bën sens, që shumica vendos, që ligji është mbi të gjithë. Shfaqja si ajo e orëve në të gdhirë 17 majit 2020 ishte një nga shfaqjet më të shëmtuara në historinë e shtetit shqiptar. Ata që nuk u tronditën nga shfaqja e armëve, policëve, dhunës së shtetit mbi një grusht artistësh dhe një godine (shembjes së të cilës do t’i mjaftonte një referendum i ndershëm), ose janë naivë dhe nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh, ose pranojnë përuljen nga partia-shtet pa kurfarë dyshimi, ose janë antishqiptarë.”

Teatri e preu me thikë demokracinë tonë. Nuk është çështja të fitojë një e drejtë e dhunuar, as t’u jepet e drejta qëndrestarëve të Teatrit – një prej rezistencave më e të bukura të demokracisë – por t’i thuhet ndal kujtdo që e kujton demokracinë shqiptare dhe shtetin si çifligun e vet.

E përshëndes vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, por sa kohë shembësit e tij nuk do të ndëshkohen, por do të vazhdojnë me arrivizmin e tyre kozmik të shkatërrojnë Tiranën dhe të ëndërrojnë që një ditë t’i vënë gjithë Shqipërisë pamjen e portretit të tyre të pavizatueshëm, frymën e tyre arrogante, bullizmin e tyre ndaj fjalës së qytetarit shqipar, unë do të vazhdoj të jem dyshimtare. A e ruajnë ata lëkurën nga një vendim i tillë?

Nuk kam tagër të gjykoj vendime të tilla, por nëse dikush më bind të mos dyshoj e t’i bashkohem festës, do ta bëj.

Por sërish mbetet një çështje e hapur dhe mjaft delikate: A do të pranojmë këtë teatër freskoro-xhamllor (i përshtatshëm për në Norvegji ku s’ka dritë) si ikonë të Teatrit tonë Kombëtar? Njëqind milje le të kapërcejnë arkitektët dhe të zgjedhin për ne një teatër klasik italian. Ata nuk dalin kurrë nga moda. Por kurrë ne qytetatët shqiptarë nuk duhet të lejojmë të ndërtohet kjo shëmti.

Në mos: Teatri aty ku qe, siç qe!

Alenca për Mbrojtjen e Teatrit

 

Etiketa: flutura ackateatri kombetar

Të lidhura

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri
Aktualitet

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

Një zbulim i jashtëzakonshëm që pritet të ndikojë në rishkrimin e historisë arkeologjike të Europës është bërë në brigjet shqiptare...

18:57 27/06/2025
Elbasan/ Tentoi të vrasë 26-vjeçarin, arrestohet autori
Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Ishull Shëngjin, plagoset një grua

Një shpërthim i një bombole gazi ka ndodhur sot në fshatin Ishull Shëngjin, duke lënë të plagosur një grua 64-vjeçare....

18:32 27/06/2025
Para
“Ditë e rëndësishme për demokracinë”, PD: Teatri është plagë e hapur në zemër të Tiranës

“Ditë e rëndësishme për demokracinë”, PD: Teatri është plagë e hapur në zemër të Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

18:57 27/06/2025
Elbasan/ Tentoi të vrasë 26-vjeçarin, arrestohet autori

Shpërthen bombola e gazit në Ishull Shëngjin, plagoset një grua

18:32 27/06/2025
Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

18:22 27/06/2025
Korrupsion për zgjedhjet e 11 majit/ SPAK përfundon hetimet dhe çon çështjen në GJKKO për dy persona

Korrupsion për zgjedhjet e 11 majit/ SPAK përfundon hetimet dhe çon çështjen në GJKKO për dy persona

18:09 27/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.