Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

A do të regjistrohet PD në zgjedhjet e 14 majit? KAS merr vendimin

15:37 16/03/2023
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve mori vendimin për të regjistruar Partinë Demokratike në zgjedhjet lokale të  14 majit.  Pas një seance rreth 60 minutash, KAS vendosi të rrëzojë një vendim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i cili i kërkoi PD-së të sjellë një deklaratë të angazhimit solemn në zgjedhjet e 14 majit të firmosur nga kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Seanca

Përfaqësuesi ligjor i grupit të Alibeajt, Indrit Sefa gjatë fjalës së tij tha se autorizimi i jep tagër përfaqësuesve për regjistrimin dhe se autorizimi është i vlefshëm për çdo datë zgjedhjesh.

“Në dy pika, pika e parë është që sipas interpretimit të komisionerit, pretendon se nuk është mjaftueshëm i qartë autorizimi sa i përket datës specifike të zgjedhjeve. Ngatërron dy llojet e autorizimeve, i posaçëm dhe i përgjithshëm. I posaçëm është për një veprim konkret, në këtë rast kemi të bëjmë me autorizim të përgjithshëm. I ka të gjitha tagrat. Kjo nuk duhet të kishte përbërë arsye për të refuzuar regjistrimin e PD-së. Autorizimi i pretenduar si jo mjaftueshëm qartë, i referohet zgjedhjeve vendore 2023 sipas datës që do caktonte presidenti i republikës. Ai autorizim vlen për çfarëdolloj date. Autorizimi i jep tagër të përfaqësuesve për të bërë të gjitha kërkesat për regjistrimin e PD pranë KQZ. Pika dytë ka të bëjë me deklaratë solemne që komisioneri pretendon se është e domosdoshme, detyrës për të bërë regjistrimin. Në përmbajtje të deklaratës dhe formulimit që është miratuar për deklaratën solemne, përcaktohet fare qartë që lëshohet në emër të subjektit, është përgjegjësia që merr përsipër subjekti. Kryetari i firmos si pasojë e detyrës që ai ka si drejtues i partisë, partinë politike mund të përfaqësojë kryetari, mund t’ia lënë kompetencat sekretarit. Sipas interpretimit që bën komisioneri, duhet ta firmosë me patjetër kryetari. Komisioneri i bën një interpretim të gabuar dispozitës. E merr si angazhim personal të kryetarit të partisë. Kryetari i Partisë nuk e firmos si individ personal asnjë dokument”, tha Sefa.

Nga ana e tij përfaqësuesi i grupit të Berishës, Ledio Nuraj,tha se është anëtarësia ajo që vendos për një parti politike, duke shtuar se komisioneri bëri rolin e gjykatësit.

Një tjetër pyetje nga KAS ishte se në rast se Partia Demokratike do të regjistrohej cili do të ishte emri i vendosur si kryetar në fletën e votimit.

Indrit Sefa tha se do të ishte emri i Enkelejd Alibeajt, ndërsa Ledio Nuraj tha “Zëvendësoni emrin e Lulzim bashës me atë të Berishës. Dhe fleta e votimit të dilte automatikisht me kryetar dhe do të rregullohej i gjithë konflikti që ka ardhur para jush për t’u zgjidhur”.

Pas deklaratave të palëve dhe pyetje-përgjigjeve KAS u tërhoq për vendim, i cili do të jepet rreth orës 14:30, nëse PD do të regjistrohet apo jo në zgjedhjet e 14 majit.

Kujtojmë se KQZ vendosi mosregjistrimin e  Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit.

Të lidhura

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet
Aktualitet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

Me vetëm 64 kuti votimi të pambyllura nga 5,225 në total, përbërja e re e Kuvendit po merr formën përfundimtare....

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe
Aktualitet

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ndërsa procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit po shkon drejt përfundimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

20:36 13/05/2025
Para
Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve në vend

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve në vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:20 13/05/2025
Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.