Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

A do të marrë post drejtues në PD? Topalli: Nuk kam nevojë për karrige për të bërë beteja

10:45 30/04/2022
Reading Time: 3 min lexim

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i është bashkuar Kuvendit të organizuar nga Komisioni i Rithemelimit në Partinë Demokratike, ku u shpreh se sot më shumë se kurrë vendit i duhet një opozitë e fortë dhe reale.

Topalli tha se ajo nuk ka nevojë për karrige dhe poste, që të bëjë betejat e saj për çështje në interes të vendit.

Topalli: Ne jemi në një pikë kritike si vend, kurrë më shumë se sot vendi nuk ka pasur nevojë për një opozitë reale, një opozitë të vërtetë, opozita duhet të ishte pushteti real. Unë kam shumë besim që opozita do ta bëjë këtë, shumë herë kemi kaluar momente të vështira, por nuk jemi dorëzuar.

Ndoshta mund të them diçka, edhe pa qenë në krye të PD, edhe pa qenë deputete, njeriu duhet të gjejë forcën të thojë të vërteta, nuk ka nevojë për të pasur karrige për të bërë beteja. Bashkimi duhet të bëhet mbi vlera. Dëmi më i madh që i është bërë vendit sesa opozita farsë.

Partia Demokratike do të zhvillojë këtë të shtunë punimet e Kuvendit Kombëtar, ku do të zgjidhen dhe anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, si dhe do të propozohet data 22 Maj për mbajtjen e votimeve për kryetarin e ri.

Në Kuvendin që ndryshe nga Dhjetori që u mbajt në stadium, do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, do të marrin pjesë 1 mijë e 100 delegatë të zgjedhur nga degët e PD në të gjithë Shqipërinë.

Bashkë me ta do të jenë edhe anëtarët aktualë të Këshillit Kombëtar, plus delegatet e rinisë dhe gruas dhe numri shkon në 1800 delegatë.

Drejtoresha e Komunikimit të Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo tha dje në një dalje për mediat se deputetët dhe kryetarët e rinj të degëve do të jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar për shkak të posteve që kanë.

Do të ketë 20 folës, prej të cilëve figura të rikthyer në PD, themelues, personalitete nga jashtë dhe të rinj, ku një prej personazheve që do ti drejtohet delegatëve pritet të jetë edhe Jozefina Topalli.

Parashikohet që votimi për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të nisë në orën 13:00. Kuvendi do të propozojë ndryshime statutore dhe do të votojë për Këshillin e ri Kombëtar.

Komisioni i Rithemelimit i ka ftuar deputetët e Partisë Demokratike të marrin pjesë ditën e sotme në Kuvendin e 30 prillit. Ne një mesazh dërguar të gjithë ligjvënësve demokratë, u kërkohet që si delegatë të konfirmojnë edhe prezencën e tyre dhe t’i bashkohen Kuvendit për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur.

Fax News u interesua dje për ti pyetur deputetët që nuk janë rreshtuar në krah të Berishës, dhe një pjesë e mirë e tyre janë shprehur refuzues ndaj ftesës për tëqenë pjesë e Kuvendit.

Te kontaktuar nga Fax News deputetët si Fatjon Veizaj, Kastriot Piroli, Bledjon Nallbati, Selaudin Jakupllari, Zef Hila, Zheni Gjergji dhe Lindita Metaliaj  janë shprehur se janë ende të pa vendosur nëse do jenë apo jo pjesë e Kuvendit.

Deputetët të cilët janë të prerë në qëndrimin e tyre dhe nuk do ti bashkohen Kuvendit të Berishës janë: Arbi Agalliu, Agron Gjekmarkaj, Ferdinand Xhaferraj,  Dhurata Cupi, Emilja Koliqi, Enkelejd Alibeaj, Eralda Tase Bane, Flutura Açka, Gazmend Bardhi, Ilda Dhori, Jorida Tabaku, Lefter Geshtenja, Lulzim Basha, Orjola Pampuri, Ramadan Lika dhe Sajmir Korreshi, Andia Ulliri, Kreshnik Collakun dhe Flamur Hoxha.

Deputetja Açka është shprehur se nuk mund të jetë prezente në një Kuvend ku është pjesë edhe një person që e dëmton PD duke ju referuar liderit historik Sali Berisha.

Po ashtu edhe Hoxha është shprehur se nuk ka si të jetë prezent , pasi mbetet koherentë dhe i qartë në qëndrimin e tij për të kontribuar për PD.

Interesimit te Fax News nuk i janë pergjigjur deputetët si Alfred Rushaj, Merita Bakiu, Greta Bardeli, Dashamir Sula dhe Helidon Bushati.

Mungesa e një pjese të mirë të deputetëve, duket se do të formësojë edhe më shumë fraksionet në PD, ndërkohë që ndarja duket e paevitueshme.

Në njërën anë mbetet Komisioni i Rithemelimit, me Sali Berishën që ka shpallur pothuajse zyrtarisht kandidaturën për kreun e Partisë Demokratike, pavarësisht njollës ‘non grata’ të amerikanëve, dhe në anën tjetër deputetët e listës Basha, të cilët duken të vendosur për të mbajtur logon zyrtare të PD-së edhe përmes manovrave në Gjykata.

Të lidhura

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë
Aktualitet

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij...

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit
Aktualitet

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vazhduar edhe gjatë këtij procesi zgjedhor, por në...

16:09 09/05/2025
Para
Urbani “Green Line” ende në mes të lumit, si është gjendja e 5 të plagosurve

Urbani "Green Line" ende në mes të lumit, si është gjendja e 5 të plagosurve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

15:44 09/05/2025
Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

15:17 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.