Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

A do jetë viti 2024 viti i luftës me dy Koreve?

15:15 22/01/2024
Reading Time: 5 min lexim
Artillery pieces are seen being fired during a military drill at an unknown location, in this undated photo released by North Korea's Korean Central News Agency (KCNA) on March 25, 2016. REUTERS/KCNA/File Photo  ATTENTION EDITORS - THIS PICTURE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. REUTERS IS UNABLE TO INDEPENDENTLY VERIFY THE AUTHENTICITY, CONTENT, LOCATION OR DATE OF THIS IMAGE. FOR EDITORIAL USE ONLY. NOT FOR SALE FOR MARKETING OR ADVERTISING CAMPAIGNS. THIS PICTURE IS DISTRIBUTED EXACTLY AS RECEIVED BY REUTERS, AS A SERVICE TO CLIENTS. NO THIRD PARTY SALES. SOUTH KOREA OUT. NO COMMERCIAL OR EDITORIAL SALES IN SOUTH KOREA

Artillery pieces are seen being fired during a military drill at an unknown location, in this undated photo released by North Korea's Korean Central News Agency (KCNA) on March 25, 2016. REUTERS/KCNA/File Photo ATTENTION EDITORS - THIS PICTURE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. REUTERS IS UNABLE TO INDEPENDENTLY VERIFY THE AUTHENTICITY, CONTENT, LOCATION OR DATE OF THIS IMAGE. FOR EDITORIAL USE ONLY. NOT FOR SALE FOR MARKETING OR ADVERTISING CAMPAIGNS. THIS PICTURE IS DISTRIBUTED EXACTLY AS RECEIVED BY REUTERS, AS A SERVICE TO CLIENTS. NO THIRD PARTY SALES. SOUTH KOREA OUT. NO COMMERCIAL OR EDITORIAL SALES IN SOUTH KOREA

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un e mbylli vitin 2023 me një fjalim të zjarrtë politik drejtuar udhëheqjes së Partisë Komuniste. Ai hodhi poshtë mundësinë e ribashkimit paqësor me Korenë e Jugut. Ai e përshkroi marrëdhënien midis dy Koreve si “midis dy vendeve armiqësore dhe dy palëve ndërluftuese”, raportoi KCNA.

Kim bëri thirrje për një zgjerim “eksponencial” të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut dhe një rritje të testimit të raketave balistike. Ai premtoi se do të lëshojë tre satelitë të rinj për spiunim. Në fjalimin e tij, Kim akuzoi Korenë e Jugut dheShtetet e Bashkuara të Amerikës për “lëvizje të pamatura” në përgatitje për një “pushtim” dhe paralajmëroi se “lufta në Gadishullin Korean mund të shpërthejë në çdo kohë”.

Koreja e Veriut testoi ​​një numër rekord raketash në vitin 2023, duke përfshirë atë që pretendoi në dhjetor se ishte një raketë balistike ndërkontinentale me aftësi bërthamore që mund të godiste objektivat kudo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në fund të vitit të kaluar, ajo testoi edhe një raketë që lëshoi ​​një satelit spiun në orbitë. Koreja e Veriut njoftoi se kishte lëshuar me sukses një raketë balistike hipersonike me rreze të mesme veprimi të dielën (14 janar).

Koreja e Jugut kumtoi më 6 janar se Koreja e Veriut kishte gjuajtur të paktën 60 predha artilerie në ujërat pranë ishullit të Koresë së Jugut të Jeonpyeong, afër kufirit midis dy Koreve.

Përveç kësaj, satelitët amerikanë kanë zbuluar modernizimin dhe zgjerimin e një kompleksi kimik të Koresë së Veriut pranë qytetit Manpo, i lidhur me prodhimin e kimikateve të përdorura për karburantin e raketave dhe reagentët për armët bërthamore. Në dhjetor, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) raportoi se një reaktor i dytë bërthamor në Yongbyon ishte funksional dhe mund të përdoret për të prodhuar ngarkesa armësh.

Situata më e rrezikshme se më parë

“38 North”, një faqe interneti e drejtuar nga instituti Stimson me qendër në Uashington, paralajmëroi se lëvizjet e fundit të Kim mund të shkojnë përtej propagandave të zakonshme.

Robert Karlin, ish-kreu i Divizionit të Azisë Verilindore të Departamentit të Shtetit, dhe Siegfried Hecker, profesor i studimeve të mospërhapjes bërthamore në Institutin Middlebury për Studime Ndërkombëtare në Monterey, paralajmërojnë se situata e sigurisë në Gadishullin Korean është “më e rrezikshme se kurrë më parë, që nga qeshori i vitit 1950”, kur shpërtheu Lufta Koreane. “Kjo mund të tingëllojë tepër dramatike, por ne besojmë se, ashtu si gjyshi i tij në vitin 1950, Kim Jong Un mori një vendim strategjik për të shkuar në luftë”, thuhet në artikull.

“Ne nuk e dimë se kur apo si Kim planifikon të tërheqë këmbëzën, por rreziku është tashmë më i madh se paralajmërimet rutinë në Uashington, Seul dhe Tokio për ‘provokimet’ e Phenianit”, thonë ata. “Tema e përgatitjes për luftë në mediat e Koresë së Veriut nuk është shfaqur që nga fillimi i vitit të kaluar vetëm si një zhurmë tipike”, përfunduan ata në faqen e internetit.

Çfarë ka ndryshuar?

Analistët thonë se paralajmërimi i tyre është bazuar tek braktisja e regjimit të Koresë së Veriut nga qëllimi i tij i kahershëm për “normalizimin” e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara. Pheniani tani mund të besojë se një normalizim i tillë është i pamundur.

Është “vendimtare” të kuptojmë se “sa i vërtetë ka qenë qëllimi kryesor për përmirësimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara për të tre Kim-ët që kanë udhëhequr Korenë e Veriut”, thuhet në artikull. “Heqja e plotë e këtij qëllimi ka ndryshuar thellësisht peizazhin strategjik brenda dhe përreth Koresë”, shtuan analistët.

Dështimi i samitit në Hanoi 2019 midis Kim dhe ish-presidentit amerikan, Donald Trump ishte një “humbje traumatike e fytyrës për Kim”. Bisedimet u përqëndruan në mundësinë e lehtësimit të sanksioneve në këmbim të premtimit të Koresë së Veriut për të mbyllur programin e saj të armëve, por asnjëra prej tyre nuk funksionoi.

Pesë vjet më vonë, Koreja e Veriut beson se “ka ardhur koha për të sfiduar status quo-në”, thonë analistët. Veriu po zhvillon lidhje me Rusinë duke mbështetur luftën e Moskës në Ukrainë me raketa artilerie. Në të njëjtën kohë, Pheniani beson se Shtetet e Bashkuara janë në “tërheqje globale”.

“Racionaliteti” i Koresë së Veriut

Megjithatë, analistë të tjerë janë skeptikë ndaj pretendimit se Koreja e Veriut po përgatitet të nisë një luftë. “Thirrjet për t’u armatosur për luftë nuk janë të rralla në Korenë e Veriut”, tha Garen Maloy, një profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Daito Bunka në Tokio dhe një specialist në çështjet ushtarake. “Ne nuk duhet të jemi të vetëkënaqur dhe të themi se kjo është e kotë, por as të imagjinojmë se kjo do të thotë luftë”, tha ai për DW.

Sipas tij, është shqetësuese që “çdo shenjë dobësie perëndimore” në Lindjen e Mesme, në Ukrainë apo gjetkë, mund t’i lërë përshtypjen Kim-it “se kjo është një mundësi unike për t’u futur në luftë.”

Rio Hinata-Yamaguchi, asistent profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Tokios, beson se momenti aktual nuk është në favor të Koresë së Veriut nëse dëshiron të hyjë në një aventurë lufte. “Veriu ka bërë përparim në raportet me Kinën dhe Rusinë si aleatë dhe nuk shoh asnjë arsye pse ata do të dëshironin të luftonin në këtë pikë”, tha ai për DW.

“Koreja e Veriut mund të bazohet tek mbështetja e Moskës dhe Pekinit, por nuk u beson aq sa duhet për të qenë i sigurt se do t’i vijnë në ndihmë në rast lufte”, shtoi ai. Ai beson se lidershipi i Koresë së Veriut nuk është budalla dhe se Kim dhe motra e tij (Kim Yo Jong) po përdorin fjalët si levë strategjike, duke sugjeruar veprime që sinjalizojnë luftë por që nuk synojnë të shkojnë aq larg.

“Megjithatë, shqetësimi im i madh nuk është aq shumë një sulm i mundshëm i planifikuar ndaj Koresë së Jugut apo Japonisë, por kërcënimet me armë që mund të çojnë në keqkuptime dhe konflikte të paqëllimshme”.

Megjithatë, Karlin dhe Hecker këmbëngulin se bota duhet të marrë në konsideratë seriozisht skenarin e rastit më të keq dhe se Koreja e Veriut “mund të planifikojë të sillet në një mënyrë që kundërshton plotësisht llogaritjet tona”. Kjo përfshin “argumentin rutinë tani që Kim Jong Un nuk do të guxonte” të niste një sulm ndaj Koresë së Jugut ose pozicioneve ushtarake të SHBA-së, sepse ai “e di” se Uashingtoni dhe Seuli do të “shkatërronin regjimin e tij nëse do ta bënte këtë”.

Nga ana tjetër, Malloy tha se narrativa e Koresë së Veriut që nuk ka alternativa veç luftës – sepse nuk ka arritur marrëveshje me SHBA-në – “kapërcen shumë boshllëqe në logjikë”. “Kim nuk është një i çmendur, ai është një aktor shumë racional”, tha Malloy, duke vënë në dukje se diktatori i Koresë së Veriut përfiton nga një aleancë më e ngushtë me Rusinë. Sipas tij, regjimi i Kim aktualisht nuk tregon shenja të mosmarrëveshjeve serioze apo të ndonjë kolapsi të brendshëm./DW

Etiketa: botakoreja e jugutkoreja e veriutlufta mes dy koreve

Të lidhura

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”
Aktualitet

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”

Në datat 15 dhe 16 maj, Tirana do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik Europian, me pjesëmarrjen e liderëve nga...

16:57 13/05/2025
Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet
Aktualitet

Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Këlcyrë, ku një gjimnaziste 17-vjeçare me inicialet L. Sh. ka tentuar të...

16:39 13/05/2025
Para
U kërcënua për shkak të punës, merret në mbrojtje gjyqtarja Arnisa Këlliçi

U kërcënua për shkak të punës, merret në mbrojtje gjyqtarja Arnisa Këlliçi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”

16:57 13/05/2025
Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet

Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet

16:39 13/05/2025
Numërohen gjysma e kutive, ja ndarja e votave dhe mandateve

Rezultatet e deritanishme në rang kombëtar nga numërimi i votave në 12 qarqe

16:13 13/05/2025
Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi

Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi

16:01 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.