Gjykata e Strasburgut ka dhënë verdiktin e parë lidhur me prosecin e Vetingut në Shqipëri. Mëngjesin e sotëm, kjo gjykatë ka hedhur poshtë pretendimet e ish-gjyqtares Altina Xhoxhaj, duke e cilësuar të drejtë vendimin e dhënë nga drejtësia shqiptare.
Kujtojmë se Xhoxhaj u shkarkua pas 15 vjetësh në karrierë, për shkak se u konstatuan raste të shkeljes së detyrës dhe fshehje e pasurisë.
Gyqtarja e ankimoi vendimin në Gjykatën e Të Drejtave të Njeriut në Strasburg, duke e cilësuar vendimin nga trupa e Vettingut në Shqipëri si të papajtueshëm.
VENDIMI NGA STRASBURGU
Në vendimin1 e sotëm të trupës gjyqësore të Dhomës në çështjen Xhoxhaj k. Shqipërisë (çështja
- 15227/19) Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi:
me shumicë votash (6 kundër 1) se nuk kishte shkelje të nenit 6 § 1 (e drejta për një proces të
rregullt) të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut përsa i përket pretendimit për mungesë të
pavarësisë dhe paanshmërisë të organeve të vetingut,
me shumicë votash (5 kundër 2) se nuk kishte shkelje të nenit 6 § 1 përsa i përket pretendimit për
parregullsi të procedurave,
me shumicë votash (5 kundër 2) se nuk kishte shkelje të nenit 6 § 1 përsa i përket pretendimit për
mosmbajtjen e një seance publike përpara Kolegjit të Apelimit,
me shumicë votash (5 kundër 2) se nuk kishte shkelje të nenit 6 § 1 përsa i përket pretendimit për
shkelje të parimit të sigurisë juridike, dhe
me shumicë votash (5 kundër 2) se nuk kishte shkelje të nenit 8 (e drejta për respektimin e jetës
private dhe familjare).
Çështja shqyrtoi shkarkimin nga detyra të një gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese në vijim të
procedurave të filluara ndaj saj, si pjesë e një procesi të jashtëzakonshëm për rivlerësimin e
përshtatshmërisë në detyrë të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend, i njohur ndryshe si
procesi i vetingut. Çështja e kërkueses u shqyrtua nga organet e vetingut, dhe Kolegji i Apelimit, pasi
e mori çështjen në shqyrtim në dhomë këshillimi, la në fuqi shkarkimin e saj nga detyra.
Gjykata arriti në përfundimin se nuk kishte shkelje të nenit 6 § 1, pasi organet e vetingut kishin qenë
të pavarura dhe të paanshme, procedurat kishin qenë të rregullta, shqyrtimi i ankimit të kërkueses
në seancë publike nga Kolegji i Apelimit nuk kishte qenë i domosdoshëm dhe nuk ishte shkelur
parimi i sigurisë juridike.
Për më tepër, Gjykata konstatoi se nuk kishte shkelje të nenit 8, pasi shkarkimi nga detyra kishte
qenë proporcional dhe ndalimi i përhershëm ligjor për të rihyrë në sistemin e drejtësisë për shkak të
shkeljeve të rënda disiplinore kishte qenë në përputhje me garantimin e integritetit të detyrës së
magjistratit dhe të besimit të publikut në sistemin e drejtësisë.