Në kohën kur i gjithë globi është përqendruar në luftën kundër pandemisë së covid-19, një pjesë tjetër po vdesin nga varfëria ekstreme.
Frika nga koronavirusi si një armik i padukshëm ka neglizhuar dhe lënë në harresë luftën humanitare kundër varfërisë, dhe kjo e fundit është rritur frikshëm përgjatë këtij viti.
Sipas një njoftimi të publikuar në selinë e organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, është bërë e ditur se për këtë vit ndihmë humanitare kanë nevojë 168 milionë njerëz dhe se ky numër gjatë vitit të ardhshëm do të jetë për 40 për qind më i madh, me rreth 235 milionë njerëz.
Si pasojë e covid-19, për herë të parë pas 20 viteve është rritur edhe përqindja e varfërisë ekstreme.
Përkeqësimi i kushteve ekonomike dhe mirëqenies në vendet e varfra parashikohet më i frikshëm për të ardhmen.
Në vitin 2021 indeksi i varfërisë ekstreme pritet të rritet në 235 milionë njerëz, që është pothuajse gati shifër e njëjtë me numrin e banorëve të Indonezisë që është e katërta në botë sa i përket numrit të banorëve. Në lidhje me këto ndihma nevojiten miliarda dollarë.
Sipas OKB-së, për herë të parë në 22 vitet e fundit është rritur edhe përqindja e varfërisë ekstreme, ku më të prekurit janë të rinjtë dhe femrat.
Faktori kyç që ka kontribuar më së shumti në këtë fenomen është pandemia e koronavirusit.
Kombet e Bashkuara çdo vit bëjnë vlerësimin se sa njerëz në botë do të kenë nevojë për ndihmë humanitare.
Bazuar në këto parashikime të studiuara, OKB ka për synim që të parandalojë sa më shumë katastrofa humanitare në vendet më të rrezikuara nga varfëria./GazetaReforma.com/