Në vitin 2011 Muhamet Rrumbullaku hante dhe pinte me vrasësin e kolegut të tij, komisar Dritan Lamajn. Fotoja e vitit 2021 tregon Rrumbullakun dhe dia kolegë të tij në një drekë të tillë bashkë me Arben Frrokun. Me formalizëm të hapur, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV) vetëm sa i kërkoi Drejtorit të Përgjithshëm të ShÇBA-së shpjegim dh e quajti normale që ky të vazhdojë të drejtojë një nga Drejtoritë më të rëndësishme të Ministrisë së Brendshme.
Në komisionin e Vetingut
Rrumbullaku pohoi gjatë seancës se ajo foto është bërë në vitin 2011 dhe pretendoi se ka qenë më kolegët dhe me pas ka ardhur Frroku. Ai shtoi se takimi është rastësor dhe nuk mund të cilësohet si një kontakt i papërshtatshëm.
KJV ka arritur në konkluzionin se Rrumbullaku ka plotësuar të saktë formularin për partëstinë e figurës teksa e sheh të përshtatshëm për vijimin e punës. Disa fotografi të shkrepura më 2011, të cilat komprometonin figurën e tij, nuk e penguan komisionin ta shpallte Rrumbullakun “të virgjër”.
Rrumbullaku, falë edhe të dhënave të përcjella nga prokuroria dhe policia, arriti t’i bindë anëtarët e Komisionit se takimi i përcjellë në fotot në fjalë ka qenë rastësor. Në dy kriteret e tjera, atë të pasurisë dhe përgatitjes profesionale ai rezultoi në rregull dhe kjo mund të bëjë që ai ta kalojë vetingun.
Fotot e publikuara në media në vitin 2013, pas denoncimeve të bëra asokohe nga deputeti socialist Saimir Tahiri, tregojnë Rrumbullakun së bashku me kolegët e tij Agron Kuliçaj, Tonin Vocaj e Nikol Bala në një drekë bashkë me Arben Frrokun, i shpallur fajtor për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj.
Fotoja
Rrumbullaku tha se fotot janë bërë në vitin 2011. Se ato i ka postuar në Facebook më 24 prill të atij viti dhe se takimi ka qenë rastësor pas shërbimit me kolegët e tij. Frroku sipas tij, i është bashkuar tavolinës më vonë. Vrasja e Lamajt ka ndodhur dy vjet më vonë më më 25 shkurt 2013.
Komisioni i vlerësimit ka hetuar çështjen në fjalë duke marrë të dhëna nga prokuroria dhe policia, të dhëna të cilat kanë nxjerrë përfundimin se pretendimet e Rrumbullakut qëndrojnë, pra se “takimi ka qenë rastësor” dhe se deri më sot “nuk ka asnjë dokument tjetër që vërteton të kundërtën” se “Rrumbullaku ka pasur njohje dhe kontakte me Frrokun”.
Fotot në fjalë u publikuan pas vrasjes së komisarit Lamaj dhe arrestimit të Frrokut në Greqi. Asokohe Partia Socialiste akuzoi, përmes fotove në fjalë, qeverinë se “kupola drejtuese e policisë ka pasur kontakte dhe ka ndihmuar në largimin e Frrokut nga vendi”.
Rreth një vit më vonë pas akuzave, kur ministër i Brendshëm u bë Saimir Tahiri, Rrumbullaku, Vocaj dhe Kuliçaj u shkarkuan nga detyra. Mirëpo në fillim të vitit 2019, ministri aktual Sandër Lleshaj, e riktheu Rrumbullakun në detyrë si drejtues i SHÇBA.
Procesi
Arben Frroku në prill 2015 u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda, pafajësi që i dha mundësinë atij të largohej nga vendi, por çështja për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj u apelua dhe Frroku u dënua në mungesë me burg përjetë.
Në prill 2016 ai u arrestua në Holandë me identitetin fals Renato Xhepa. Prej asaj kohe ai mundi të nisë një proces gjyqësor paralel, me pretendimin se kishte marrë dënim “në shkelje të të drejtave të njeriut”. Me këtë pretendim ai mundi të rrëzojë kërkesat për ekstradim nga autoritetet shqiptare dhe në janar të këtij viti, drejtësia holandeze e dënoi vetëm 18 vite burg, dënim të cilin Frroku e ri-apeloi.
/GazetaReforma.com/