Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Terapitë kundër Koronavirusit/ Kujdes! Ja cilat funksionojnë dhe cilat jo. Çfarë duhet të dini…

11:15 07/11/2020
Reading Time: 4 min lexim

Koronavirusi ka mbi një vit që është shfaqur në botë në formën më agresive të mundshme, por që nga ajo ditë edhe njerëzit kanë mësuar se si ta luftojnë këtë “armik të padukshëm”.

Aftësia jonë për ta sulmuar infeksionin e Covid-19 me ilaçe, është përmirësuar ndjeshëm krahasuar me fazën e parë të pandemisë.

Asgjë nuk mund të merret si përfundimtare, por përpjekjet si të mjekëve, shkencëtarëve, ashtu dhe të vet njerëzve, kanë bërë që shumë individ të infektuar të vetë-shërohen ose të paktën të marrin një kurim pjesor për këtë lloj “gripi të veçantë”.

Megjithëse nuk ka ende asnjë anti-viral specifik kundër “SARS-CoV-2”, pra as një “kure të mrekullueshme” të vetme, ka disa qasje terapeutike të dobishme kundër aspekteve të veçanta të sëmundjes, të cilat po e përmirësojnë prognozën e pacientëve të shtruar nëpër spitale.

Kortikosteroidet

Kortikosteroidet, klasa e ilaçeve me veti anti-inflamatore, ku hyn edhe kortizoni, bashkë me heparinën antikoagulante, përbëjnë trajtimin kryesor të sëmundjes së që shkakton koronavirusi i ri. Në qershor, të dhënat e “RECOVERY’ zbuluan se deksametazoni, një kortikosteroid i lirë, i lehtë për t’u administruar, e zvogëlon me një të tretën vdekshmërinë për shkak të Covid tek pacientët me simptoma të rënda. Rezultate të ngjashme, u konfirmuan edhe në shtator nga një tjetër studim i përbashkët ndërkombëtar.

Interferoni Beta

Interferonet, janë një grup proteinash të prodhuara nga qelizat, për ta mbrojtur trupin e njeriut nga “pushtimi” i një virusi. Ne e dimë prej kohësh, se pacientët që nuk prodhojnë sasi të mjaftueshme të një lloji interferoni, beta, janë më të ndjeshëm ndaj dëmtimeve të mushkërive nga infeksionet virale.

Një studim i vogël klinik në Britani, zbuloi se tek pacientët me Covid-19 në spital, që merrnin interferon beta, zvogëlohej me 79 për qind rreziku i zhvillimit të pasojave të rënda inflamatore, krahasuar me ata që kishin marrë një placebo. Gjithashtu, pacientët e trajtuar me interferon beta, kishin 2 herë më shumë gjasa të shëroheshin plotësisht brenda 16 ditëve, krahasuar me grupin placebo.

Remdesivir

Ky ilaç – i vetmi anti-viral që përdoret aktualisht kundër CoViD-19 – është i aftë të parandalojë viruse të ndryshme, përfshirë SARS-CoV-2, nga kopjimi i materialit të tyre gjenetik. Ai është i autorizuar tashmë të përdoret në dhjetëra vende të botës tek pacientë me Covid-19, që kanë nevojë për oksigjen shtesë.

Një studim i kryer në Vuhan të Kinës, nuk gjeti ndonjë përfitim të dukshëm nga përdorimi i këtij ilaçi. Por një studim tjetër i kryer në SHBA, spekuloi se ky ilaç mund të shkurtojë kohën e shërimit të pacientëve të shtruar në spital me Covid, por kjo tendencë nuk ka gjetur konfirmim të rëndësishëm në studimet pasuese.

Antitrupat monoklonale

Antitrupat monoklonale, përfaqësojnë sot shpresën më konkrete të trajtimeve efektive kundër Covid, deri në daljen e vaksinës. Ato janë klone qelizore të prodhuara në laborator nga proteinat e sistemit imunitar të njeriut kur has një patogjen, në këtë rast SARS-CoV-2.

Një lloj antitrupi monoklonal, tocilizumab, është tashmë i autorizuar të përdoret në SHBA për t’i kundërvënë reagimit të tepërt të sistemit imunitar në fazat kritike të sëmundjes së Covid-19. I testuar në grupe të vogla pacientësh, ai ka dhënë rezultate kontradiktore.

Sipas disa studimeve, ai e zvogëlon rrezikun e përdorimit të ventilimit mekanik, dhe ul rrezikun e vdekjes. Por studime të tjera, nuk kanë gjetur përfitime të rëndësishme. Një kombinim i antitrupave monoklonale, REGN-COV2, i prodhuar nga kompania farmaceutike Regeneron, ka treguar rezultate shumë premtuese tek kafshët, dhe është përdorur gjithashtu si pjesë e “terapisë së shokut” për të kuruar Donald Trumpin.

Plazma hiperimune

Përdorimi i plazmës nga pacientët e shëruar nga Covid, u miratua për përdorim urgjent në SHBA në muajin gusht, pavarësisht provave për një efikasitet të dobët të saj. Që atëherë, mjekëve që e përdorin, nuk u kërkohet më të raportojnë të dhëna mbi rezultatin e këtyre trajtimeve, gjë që e ka bërë edhe më të vështirë të kuptohet nëse plazma funksionon apo jo.

Ilaçe të tjera

Midis ilaçeve të testuara nga “RECOVERY” është edhe azitromicina, me veti anti-inflamatore, dhe gjithashtu me një veprim antiviral jo-specifik. Sipas eksperimenteve, ajo nuk ndihmon pacientët tashmë të shtruar në spital me Covid, ndërsa është ende duke u testuar se si ndikon në fazat më të hershme të sëmundjes.

Ndërkohë, tani duket se vërtetuar se hidroksiklorokina antimalarike, e kombinuar me anti-viralët e përdorur kundër HIV, lopinavir /ritonavir, nuk janë të dobishëm kundër Covid-it.

Ndërkaq, është duke u testuar ende një përbërës tjetër aktiv i përdorur kundër malaries, artemisinin, që ushtron një veprim anti-viral dhe përqendrohet tek mushkëritë, dhe për këtë arsye mund të ketë ndikime pozitive.

/Burimi: Bota.al/Përshtati: GazetaReforma.com/

Etiketa: funksionimilaçekoronavirusiterapi

Të tjera

“Më lër të digjem me gjithë shtëpi”, vajza e telefonon për nënën e sëmurë, zjarrfikësi sfidon flakët dhe sakrifikon për ta shpëtuar nga pallati në zjarr
Aktualitet

“Më lër të digjem me gjithë shtëpi”, vajza e telefonon për nënën e sëmurë, zjarrfikësi sfidon flakët dhe sakrifikon për ta shpëtuar nga pallati në zjarr

Një zjarrfikës është kthyer në simbolin e ndërhyrjes dramatike për shpëtimin e një gruaje të bllokuar në pallatin që u...

16:01 15/04/2026
Kosova ndal importin e deleve e dhive nga Shqipëria pas PPR në Dibër
Aktualitet

Kosova ndal importin e deleve e dhive nga Shqipëria pas PPR në Dibër

Kosova ka bllokuar importimin e deleve dhe dhive nga Shqipëria, pas konfirmimit të shpërthimit të murtajës së bagëtive të imta...

13:51 15/04/2026
Para

Arrestimet e liderëve të Kosovës/ Kryeparlamentari serb: Deri në vendimin përfundimtar, mbetet...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Më lër të digjem me gjithë shtëpi”, vajza e telefonon për nënën e sëmurë, zjarrfikësi sfidon flakët dhe sakrifikon për ta shpëtuar nga pallati në zjarr

“Më lër të digjem me gjithë shtëpi”, vajza e telefonon për nënën e sëmurë, zjarrfikësi sfidon flakët dhe sakrifikon për ta shpëtuar nga pallati në zjarr

16:01 15/04/2026
Kosova ndal importin e deleve e dhive nga Shqipëria pas PPR në Dibër

Kosova ndal importin e deleve e dhive nga Shqipëria pas PPR në Dibër

13:51 15/04/2026
“E bleva 150 mijë euro”, banori që humbi shtëpinë nga zjarri: Natën e kalova në rrugë, s’kam ku të shkoj”

“E bleva 150 mijë euro”, banori që humbi shtëpinë nga zjarri: Natën e kalova në rrugë, s’kam ku të shkoj”

12:00 15/04/2026
SPAK urdhër arresti për Mir Pepën, qëlloi me armë në koncertin e “Cinco”, i përfshirë edhe në konfliktin me motrat Berisha

SPAK urdhër arresti për Mir Pepën, qëlloi me armë në koncertin e “Cinco”, i përfshirë edhe në konfliktin me motrat Berisha

10:39 15/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.