Karikaturat satirike të profetit Muhamed janë shfaqur tashmë edhe në ndërtesa qeveritare në Francë. Këtë vendim, e ka lejuar presidenti i Francës, Emmanuel Macron, si mbështetje për protestat kundër ekstremizmit islamik, që së fundmi i mori jetën një mësuesi, Samuel Patty.
Karikaturat ishin të gazetës ‘Charlie Hebdo’ që në 2015 humbi 12 përfaqësues për shkak të një sulmi në redaksinë e saj, pas disa kariktaruave për Profetin Muhamed si dhe 11 të tjerë mbetën të plagosur.
Macron i është bashkuar frymës së protestave kundër radikalizimit dhe esktremizmit islamik që në Francë ka goditur shpesh herë me sulme terroriste.
/GazetaReforma.com/