Që Shqipëria u ofroi më pak se çdo shtet tjetër ndihma qytetarëve të saj gjatë kohës së karantinës së pandemisë, kjo nuk ka asnjë dyshim. Madje një pjesë e qytetarëve, ata të varfër dhe të papunë mbetën jashtë çdo skeme ndihme financiare nga anan e qeverisë “Rama”, duke u zhytur edhe më thellë në varfëri.
Por tashmë ato që ekspertë të ndryshëm apo politikanë kanë thënë publikisht, janë konfirmuar edhe me shifra nga institucionet më prestigjioze financiare të botës.
Më konkretisht, sot Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi parashikimet e reja për ekonominë e Europës.
Në këto parashikimi futej edhe vendi ynë, Shqipëria, e cila sipas pasqyrave të FMN-së, ofroi masat më të pakta fiskale në buxhetin e vitit 2020, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, për të përballuar pasojat e pandemisë në ekonomi.
Siç shihet në grafikun e mëposhtëm, suporti fiskal (shpenzime shtesë dhe shtyrje të pagesave të taksave) ishte rreth 1% e PBB së vendit, më i ulëti ndër vendet në zhvillim (pjesa më të kuqe e grafikut).
Në masat fiskale të Shqipërisë ka dominuar më shumë rialokimi i shpenzimeve buxhetore.
Fondi Monetar Ndërkombëtar analizoi se qeveritë në Europë aplikuan mbështetje të pashembullta fiskale, që vepruan si stabilizues të mëdhenj automatikë, duke mbajtur në nën kontroll gati gjysmën e rënies.
Masat ndihmëse në Europë
Në vendet e zhvilluara të Europës masat fiskale ishin mesatarisht sa 6.2% e PBB-ve përkatëse, ndërsa në vendet në zhvillimin, këto masa ishin më të zbehta, duke zënë mesatarisht 3.1% të PBB.
Në Shqipëri ato ishin edhe më të ulëta duke zënë vetëm 1% të PBB-së, çka përkthehet ndryshe në faktin që qeveria shqiptare e Edi Ramës, i la të “ngordhnin” qytetarët dhe bizneset, pa u bërë atyre favorizime si në taksa dhe tatime, po ashtu edhe në ndihma të drejtë për drejta financiare.
FMN vë në dukje se në vendet në zhvillim të tilla si Shqipëria paketat e ndihmës ishin më të limituara për shkak të kufizimit të hapësirës nga borxhi i lartë publik.
Në përgjigje të masave mbrojtëse për përballimin e pasojave të pandemisë qeveritë në të gjithë botën, sidomos në Europë akorduan fonde për të mbrojtur vendet e punës, zgjeruan shpenzimet për shëndetësinë, ofruan ndihma direkte duke subvencionuar pagesat për punonjësit që dolën të papunë nga pandemia.
Disa shtete, zgjeruan programet e punësimit, duke ndihmuar firmat që mbajnë punëtorët e tyre duke përdorur fondet publike për të paguar deri në 70-80% të pagave bruto për orë të tëra pa punuar, ose duke siguruar lehtësim mbi kostot e punës pa pagë. Pagesat e papunësisë u zgjeruan gjithashtu.
Vrojtimi i FMN
Deri në gusht skemat e mbështetjes së punësimit janë zbatuar në masën 50-80% në varësi të secilit vend.
Analiza e stafit të FMN tregon se, programet mbështetëse të qeverive mund të jenë më efektive në adresimin e një pjese të madhe të nevojave të likuiditetit të korporatave.
Sëmundja e koronavirusit shkaktoi humbje të mëdha në njerëz sidomos në Europë, por falë reagimit të fortë të qeverive, janë shmangur rezultate që mund të ishin shkatërruese.
Ekonomia e Europës parashikohet të tkurret me parashikuar të kontraktohet me 7% në vitin 2020, rënia më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore. Ndërsa ekonomia e Shqipërisë do të bjerë sipas Fondit me 7.5% këtë vit.
/ GazetaReforma.com/