Presidenti Donald Trump është shëruar nga koronavirusi, pasi ka rezultuar negativ edhe në testin e fundit të Covid.
Këtë e ak bërë të ditur mjeku i Shtëpisë së Bardhë ditën e djeshme, më 12 tetor, Sean Conley.
Trump u shërua vetëm 10 ditë pasi u zbulua se ishte infektuar me Covid.
Po të hënën në mbrëmje, Trump iu kthye menjëherë fushatës për zgjedhjet presidenciale. Ai ishte në një tubim në Florida, tubimi i parë që pas infektimit me koronavirus.
Kritikët fajësojnë Presidentin Trump se nuk ka inkurajuar mbështetësit në aktivitetet e fushatës, dhe madje as stafin e Shtëpisë së Bardhë, që të mbajnë maska mbrojtëse dhe t’i përmbahen udhëzimeve të distancimit fizik.
/GazetaReforma.com/