Prej mëse dy muajsh tashmë, vazhdojnë protestat anti-qeveritare dhe kundër presidentit Lukashenko në Bjellorusi, duke bërq që dhjetëra mijëra qytetarë të vërshojnë në rrugët e Minskut.
Pjesëmarrja masive e qytetarëve ka bërë që edhe policia të marrë masat, duke dërguar në sheshe një numër të madh efektivësh, të cilët kanë përdorur edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Asociacioni i Gazetarëve në Bjellorusi ka njoftuar se të paktën dhjetë gazetarë janë në mesin e të arrestuarve. Kurse, Agjencia shtetërore e lajmeve ruse, TASS raportoi se tre korrespondentë të saj janë arrestuar.
Kujtojmë se që prej 9 gushtit Bjellorusia po përballet me protesta masive, pasi qytetarët kundërshtojnë zgjedhjet presidenciale, duke i cilësuar si të manipuluara.