Shqipëria mund të jetë një superfuqi energjetike edhe pa i kthyer të gjithë lumenjtë dhe përrenjtë malor në hidrocentrale.
Energjia eolike (e erës) dhe ajo diellore me panele fotovoltaik, janë të shfrytëzuara fare pak ose aspak në vendin tonë.
Aktualisht, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka kërkuar një financim 9.75 milionë euro pranë Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që do të shkojë për ndërtimin e parkut fotovoltaik lundrues mbi liqenin e Vaut të Dejës.
Në total projekti ka një kosto të parashikuar prej 13.9 milionë eurosh, por një pjesë e tij do të përballohet nga fondet e vetë Koorporatës.
Referuar dokumenteve, impianti fotovoltaik lundrues do të ketë një fuqi të instaluar prej 12.9MË, ndërkohë që vlerësohet si një mundësi e mirë për të diversifikuar burimet e energjisë në vend, por edhe për të optimizuar më mirë prodhimin në kaskadën e Drinit.
Aktualisht KESH, menaxhon tre hidrocentralet mbi Kaskasën e Drinit, që janë burimi kryesor i prodhimit të energjisë në vend, edhe pse raporti publik/privat në prodhim ka ardhur duke u ngushtuar viteve të fundit.
Sipas dokumenteve paraqitur në BERZH, kompania publike e gjenerimit ka deklaruar se synon që të sjellë teknologjinë më të fundit sa i takon prodhimit të energjisë nga dielli, duke synuar teknologjinë e gjelbër dhe sa më të pastër.
Projekti parashikohet me përdorimin minimal të tokës dhe do të minimizojë avullimin e ujit.
“Projekti do të mbështesë zbatimin e impiantit diellor të teknologjisë së parë lundruese të këtij lloji në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe do të promovojë përdorimin e mëtejshëm të teknologjisë lundruese PV, për të rritur kapacitetin diellor të rajonit përmes përdorimit efikas të rezervuarët hidro.
Në të njëjtën kohë, projekti do të forcojë performancën operacionale dhe financiare të KESH, përmes mbështetjes së zvogëluar në të ardhurat hidrike dhe për shkak të ndikimit pozitiv të teknologjisë lundruese në nivelet e ujit të rezervuarit ekzistues”,- thuhet në dokumente.
Impianti mbi Vaun e Dejës është një prej projekteve paralele që do të zbatohen në vendin tonë, teksa më herët ishte kompania “Devoll Hydropoëer”, pjesë e norvegjezëve të “Statkraft”, që ka deklaruar ndërtimin e një impianti fotovolatik lundrues mbi liqenin e Hidrocentralit të Banjës, një proces që ka avancuar.
/Burimi: Monitror.al/GazetaReforma.com/