Një tjetër konflikt i armatosur ka shpërthyer në rajonet Verilindore midis Azisë dhe Europës, duke marrë jo vetëm vëmendjen e opinionit botëror, por duke gjetur edhe përfshirjen e Turqisë.
Armenia dhe Azerbajxhani rinisën luftimet për rajonin e Nagorni-Karabakut, një zonë që pretendohet nga të dy shtetet prej dekadash.
Luftimet e ashpra kanë lënë të paktën 39 viktima, kurse palët kanë përdorur armatim të rëndë, që nga artileria deri te tanket.
Në luftë janë përfshirë edhe palë të tjera. Sipas “Daily Mail”, Turqia mendohet se ka dërguar në rajon të paktën 4 mijë mercenarë për të ndihmuar trupat azere.
Krahas tyre, Turqia ka dërguar edhe avionët luftarakë “F-16”, të gatshëm për të ndihmuar aleatin e saj.
Nga ana tjetër Greqia, e cila është në konflikt me Turqinë, ka deklaruar mbështetjen për Armeninë.
Informacionet që vijnë nga zona e luftimeve janë akoma të paqarta, pasi të dy palët pretendojnë se kanë arritur fitore.
/Burimi: Daily Mail/Përshtati: GazetaReforma.com/