Në fillimet e pandemisë së koronavirusit, bashkë me panikun e krijuar për sëmundjen, qarkulloi edhe një lajm që tregonte se maskat që po përdoreshin kryesisht nga mjekët ishin të skaduara.
Qeveria dhe ministria e Shëndetësisë u munduan që ta mbyllim menjëherë këtë lajm, duke e konsideruar atë si një “shpifje” ose “akuzë të pabazë” të fabrikuar nga opozita.
Por edhe pse me maskat, dorezat dhe veshjet speciale për personelin mjekësor por jo vetëm, u abuzua sidomos gjatë muajve të karantinës, ku çmimet u rritën shumë fish, përsëri edhe debatet nëse ato të mbronin ose jo ishin shumë të forta.
Në ato ditë qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë, në mjaftë raste dilnin me deklarata kontradiktore, nëse duhet apo nuk duhet mbajtja e maskave dhe elementëve mbrojtës të tjerë.
Por tashmë kur kanë kaluar disa muaj nga nisja e pandemisë dhe në të gjithë botën është kuptuar se më shumë se një virus, kjo është një lojë e kompanive farmaceutike për të përfituar sa më shumë para nga fatkeqësia e popujve, plas edhe skandali i radhës.
Po ky skandal që sot ka përfshirë edhe Shqipërinë, në fakt nuk e ka zanafillën e zbulimit këtu, por në Itali.
Madje me gjithë akuzat dhe provat e servirura edhe nga opozita, apo individë të caktuar, Prokuroria shqiptare në asnjë rast nuk nisi asnjë hetim kryesisht, për kontrollin ose jo të efektshmërisë të maskave mbrojtëse kundër COVID-19.
Hetimi ndërkombëtar
Hetimi ndërkombëtar i skandalit të maskave në Itali ndaj një kompanie të huaj që dyshohet se përvetësoi mbi pesë milionë euro përfshin edhe prokurorinë shqiptare.
Sipas të dhënave që vijnë nga mediat italiane ku ky skandal plasi, kompania mashtruese e cila u pagua për të furnizuar me maska Italinë në kulmin e pandemisë Covid-19, por që nuk e kreu detyrën, ka transferuar shuma të konsiderueshme edhe në adresë të një kompanie në Shqipëri.
Në informacionin sekret të përcjellë Prokurorisë shqiptare nga homologët italianë, theksohet se, “një kompani me seli në Tiranë me aksioner në masën 70% shtetasin Vincenso Nuzielo dhe me 30%, një shtetase shqiptare me emrin Mirela Ndoci, gjenden në listën e shoqërive që u përfshinë në skemën globale të mashtrimit gjatë pandemisë.
“Në rajonin e Lazios, Itali u raportua mashtrimi për maskat nga shoqëria ‘Eco tech srl’. Por nga verifikimet e mëpasshme ka rezultuar se, kjo shoqëri u zëvendësua me kontrata publike në këtë vend, nga kompania ‘Biolife srl’”,- citohet në shkresën e autoriteteve të huaja dorëzuar Shqipërisë.
Burimet pohojnë ekskluzivisht se, në këtë dokument përmendet se shoqëria “Bio Life SRL”, ka dyshime se përfitoi vetëm në datat 30 dhe 31 mars 2020 shumën e rreth 5 milionë eurove nga rajoni i Lazios, si pagesa për pajisje anti-Covid.
Por më vonë kjo shumë u transferua dhe u tjetërsua drejt shoqërive të ndryshme jashtë Italisë, ku një pjesë e tyre i është përcjellë kompanisë “Frog” në Tiranë ndërsa ngarkesa e porositur nuk mbërriti asnjëherë.
Stepja e prokurorisë Shqiptyare
Hetimi për maskat fantazmë nisi në Romë dhe përfshiu disa vende, ndërkohë që deri tani, raportohet se, përmes kësaj skeme u futën në lojë edhe kompani të tjera transfertat e të cilave dyshohet se janë postuar në vende të ndryshme.
Por ishte ardhja e një letër-porosie të mbërritur nga pala italiane, ajo që vuri në lëvizje dhe detyroi të “zgjohej” Prokurorinë shqiptare, e cila vetëm dy ditë më parë ka nisur zyrtarisht hetimet për kompaninë “Frog”, për tenderin e blerjes së maskave anti-Covid.
Dyshohet se një pjesë parave të tenderit të maskave në Itali, me vlerë 4 milionë e 960 mijë euro, kanë mbërritur në Shqipëri. Këto para janë marrë nga kompania “Frog” në Tiranë.
Hetimet kanë nisur ndaj kompanisë farmaceotike “Frog”, aksionerë të së cilës janë italiani Vincenzo Nuzziello dhe partnerja e tij shqiptare në biznes, Mirela Ndoci.
Italianët, kërkojnë nga prokuroria shqiptare të verifikohet kjo kompani, pasi dyshohet si pjesë e skemës mashtruese me tenderin e maskave anti-Covid-19 në Itali.
Nga hetimet është zbuluar se kompania “Frog”, është pritëse e disa transaksioneve bankare nga Italia, sa i përket tenderit të maskave në rajonin e Lazios, me vlerë 4 milion e 960 mijë euro.
Dyshohet se një pjesë e këtyre parave kanë mbërritur dhe në Shqipëri, të cilat janë marrë nga kompania “Frog” në Tiranë.
Kush ëshjtë Mirela Ndoci, pronarja e “Frog”
Në pyetje në polici për këtë çështje mësohet të jetë marrë vetëm Mirela Ndoci.
Ndoci, mësohet të këtë dhënë shpjegime rreth aktivitetit të tregtisë së maskave dhe transaksioneve bankare me kompaninë italiane.
Në Shqipëri italiani Vincenzo Nuzziello, nuk është arritur të pyetet pasi sipas policisë, nuk është gjendur. Mirela Ndoci, ka deklaruar në polici se ka blerë maska, desinfektant, doreza e produkte të tjera mjekësore në Turqi, Vietnam, Kinë, Zvicër, Egjipt dhe vende të tjera.
Ajo ka shtuar se i tregton në vende të ndryshme dhe klientë të ndryshëm. Policia dhe Prokuroria e Tiranës, për momentin nuk japin shumë detaje mbi llogaritë bankare të kësaj kompanie, nëse kanë arritur të sekuestrojnë eurot ose jo, për shkak se dhe hetimi është në fazën fillestare.
Çdo informacion që do arrijë të mbledhë Prokuroria apo shuma financiare që do sekuestrohen, burimet thonë se, do kryhet për llogari të Italisë, pasi prokuroria e këtij shteti është koordinatorja e këtij hetimi.
Kompania “Frog” është themeluar në datën 21 nëntor të vitit 2018. Vincenzo Nuzziello nga Foggia, i Italisë, u largua nga kompania në datën 13 korrik 2020 dhe tashmë kjo kompani drejtohet nga Mirela Ndoci.
Kompania e saj, vijon të jetë aktive në QKB-së. Kompania e cila ndodhet në Tiranë, merret me prodhim, konfeksionim, tregtim me shumicë dhe pakicë, import, eksporti i prodhimeve farmaceutike, pajisje mjekësore dhe aksesorëve të tyre.
Italiani Vincenzo Nuzziello, ka qenë pronari i kësaj kompanie farmaceutike, por më pas ai, ia ka shitur 70% të aksioneve Mirela Ndocit, me vlerën 70 mijë lekë të reja, duke e bërë pronare 100% të kompanisë.
Pas shitjes italiani është larguar nga Shqipëria, por autoritetet italiane po hetojnë edhe ndaj tij.
/GazetaReforma.com/