Pas konflikteve me Turqinë në lidhje me koordinatat kufitare detare për Vendet Ekskluzive Ekonomike, qeveria greke ka vendosur që të forcojë ushtrinë sidomos pjesën e aviacionit ushtarak dhe flotën detare.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar në një konferencë për shtyp se ushtria greke do të blejë 18 avionë, 4 fregata dhe 4 helikopterë nga shteti francez.
Ndër të tjera kryeministri grek ka theksuar se avioni i parë ushtarak i tipit “Rafale” do të mbërrijë në Greqi në mes të vitit 2021
“Ne jemi në një fazë të përparuar për të nënshkruar një marrëveshje të tillë me Francën,” ks thënë kryeministri grek, duke iu referuar klauzolës së ndihmës reciproke si pjesë e Nenit 42 të BE.
“Shpresoj se vendi nuk do të ketë kurrë nevojë për këtë klauzolë për ta aktivizuar“,përfundoi ai.
Kujtojmë se Greqia prej disa kohësh tashmë është në një tension të vazhdueshëm me fqinjin e saj Turqinë, pasi anija turke “Oruç Reis” u fut në ujrat territorial sovrane greke për të kërkuar naftë dhe gaz natyror.