Kreu i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka bërë një parashikim për njerëzimin në një të ardhme të afërt.
Në një intervistë për AFP dhe anëtarët e tjerë të “Covering Climate Noë”, një bashkëpunimi global i mediave të angazhuara për mbulimin e çështjeve të klimës, Guterres i ka bërë apel fuqive botërore se duhet t’i bëjnë gati ekonomitë e tyre gati për një të ardhme “të gjelbër” ose njerëzimi do të “shkatërrohet”.
Guterres u bëri thirrje vendeve që ta përdorin pandeminë si një mundësi për të marrë “masa transformuese” në energji, transport, industri dhe në mënyrën se si jetojnë njerëzit.
“Ose qëndrojmë të bashkuar, ose jemi të marrë fund”, ka thënë kreu i OKB-së.