Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të ndryshojë vendimin e Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit dhe ta rikthejë në detyrë anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelit, Luan Dacin, pas akuzës për falsifikimi të dokumenteve.
Me vendimin e sotëm të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Daci rikthehet në detyrë, teksa hetimet për të do vijojnë nga SPAK, ndërkohë që kjo nuk do ta pengojë atë të ushtrojë detyrën pranë KPA.
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, kanë folur avokatët e Dacit që janë shprehur se është marrë një vendim i drejtë pasi sipas avokati Jordan Daci klienti i tij nuk kishte bërë asnjë shkelje.
“Vendim i sotëm që shfuqizoi masën, tregon moszbatueshmëri në ligj të Gjykatës së Shkallës së Parë. Nuk shtrohet fare çështja penale, a ka përgjegjësi apo jo. Nuk kishte fare të drejtë, ky shfyqizim përkthehet se parimisht çështja nuk qëndron fare”, u shpreh avokati Daci.
Më 20 maj Luan Daci u pezullua nga detyra, si gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pasi SPAK njoftoi se shkak për këtë pezullim është bërë fshehja e shkarkimit të tij nga detyra në vitin 1997.
Hetimi ka nisur disa muaj më parë, përfshirë këtu disa institucione që kanë marrë përsipër akuzat dhe ai akuzohet se ka mashtruar institucionet shqiptare, ndërkohë që ka patur rol kryesor në mbajtjen në punë ose largimin të gjykatësve dhe prokurorëve në Shqipëri.
Kush është Luan Daci?
Gjyqtari Luan Daci është shkarkuar në vitin 1997 është shkarkuar nga sistemi i drejtësisë, për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë.
Vendimi është marrë më 24 dhjetor të vitit 1997, në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, institucion tashmë i shkrirë nga reforma në drejtësi, në krye të të cilit në atë kohë, ishte Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Rexhep Mejdani.
Daci, në deklarimin që ka bërë më 18 nëntor 2016 në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ka thënë se është vetëlarguar nga sistemi më 1997, por SPAK, ka arritur të provojë se Daci ka mashtruar institucionet shqiptare.