Ish-ambasadori italian në Shqipëri në vitet 1993 – 1997 Paolo Foresti ka folur në emisionin “ABC-ja e mëngjesit” për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Foresti ka ka komentuar po ashtu edhe trazimin e politikës shqiptare dhe rolin e partnerëve evropianë në këtë krizë.
Shembjen e Teatrit Kombëtar, Foresti e klasifikoi në listën e krimeve ndaj ndërtesave arkitekturore.
Ai ka theksuar se nëse bota do të sillej kështu, nuk do të kishte më histori, pasi ato na kujtojnë sakrificën e personave që i kanë ndërtuar.
Idenë e kryeministrit Rama për ta ndërtuar teatrin diku tjetër ai e quajti të gabuar duke deklaruar se sado i afrohen origjinales kopjet mbeten kopje.
Foresti u pyet nga gazetari se sa herë kishte hyrë ai në Teatrin Kombëtar. Ai u përgjigj se në teattër kishte qenë disa herë rreth 30 vite më parë.
“Mbaj mend që kam qenë disa herë rreth 30 vite më parë. Të jep përshtypjen e një shtëpie kulture, ndihet aroma e artistëve, secilit prej atyre që merr pjesë, më ka bërë përshtypje arkitektura”, përgjigjet Foresti.
Si ndihet një italian kur shikon film- shkatërrimin e Teatrit Kombëtar?
Është një përshtypje që s’ka kombësi si për shqiptarët apo italianët. Kur shembet Teatri Kombëtar ndjeshmëria është shumë e lartë sepse është një ndërtesë që i përket universit dhe jo vetëm një kombi dhe përshtypja e dhunës të lë pasoja. Ka pasur edhe krime të tjera që i janë bërë ndërtesa arkitekturore në Shqipëri.
Me Teatrin Kombëtar është zhdukur edhe një pjesë Italie?
Jo nuk e besoj këtë sepse marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë datojnë 3000 vite më parë dhe janë përmirësuar me kalimin e kohës.
Ajo që bën të ndihesh keq është që një trashëgimi kulturore që bën pjesë edhe tek Italia tashmë është hequr, nuk është më.
A ka dhe në Romë një tendencë për të zhdukur të kaluarën?
Nëse bota do të sillej kështu tashmë nuk do kishim më histori.
Në Romë ka shumë monumente dhe ndërtesa që janë simbolik për artin dhe qytetin.
Janë të gjitha dëshmi të një arti që nuk duhet harruar. Duhet ta na kujtojnë edhe sakrificën e shumë personave që kanë marrë pjesë në ndërtimin e tyre.
Kryeministri ka një ide tjetër, të ribëhet Teatri në një tjetër vend.
Më duket e gabuar por secili ka mendimin e tij. Kryeministri Rama është i lirë të ketë mendimin e tij.
Por nuk mund të shkatërrohet një objekt antik që në 1943 një gazetar italian e përshkroi si pjesë e një kryeqyteti modern.
Sepse kopjet mbeten kopje sado që i afrohesh.