Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili po menaxhon paratë e fondit për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit, ka shpallur së fundmi rezultatet e tenderit mbi 1 milion euro, për infrastrikturën në zonën e bregdetit të Qerretit.
Tenderi u fituar nga bashkimi i Operatorëve “Stërkaj” dhe “Eral Construction” me një ofertë prej 550 mijë eurosh, e cila ishte thuajse sa gjysma e fondit limit, 1.25 miliardë lekë të vjetra pa TVSH.
Sipas “Boldnews”, ky fakt ngre dyshime, se FSHZH, ka dyfishuar në mënyrë fiktive vlerën e tenderit.
Ligji për prokurimet publike, parashikon se një ofertë anomalisht e ulët, konsiderohet vlera që është 20% më pak sesa fondi limit dhe në situata të tilla, autoriteti kontraktor kërkon sqarime nga operatori fitues, duke kërkuar siguri për shërbimin.
Në rastin e tenderit për Qerretin, sipas të dhënave zyrtare nuk ka pasur kërkesë llogarie për ofertën e ulët.
Sipas “Boldnews”, FSHZH ka pasur një arsye thelbësore se përse nuk ka kërkuar sqarime.
Në tendering në fjalë, nga 22 kompani pjesëmarëse, 11prej tyre kanë paraqitur oferta sa 50-60% e fondit limit, pra anomalisht të ulëta.
Kjo situatë ngre pikëpyetje për mënyrën sesi është përllogaritur vlera e fondit limit, pasi kompanitë pjesëmarrëse janë të familjarizuara me procedurat e tenderimit.
Në përgjithësi fondi limit përllogaritet në bazë të çmimeve mesatare të tregut dhe synohet gjithmonë nënshkrimi i kontratave me ofertë të ulët, për të kursyer para publike.
Për të mos cënuar cilësinë, vlera më e ulët duhet të jetë brenda një logjike, për të mos cënuar cilësinë dhe ligji shqiptar parashikon që oferta mund të jetë maksimalisht deri në 1/5 të fondit limit.
Në rastin e Qerretit, gjysma e ofertuesve kanë paraqitur oferta me vlerë 50-60% më të ulët sesa fondi limit.
FSHZH drejtohet nga Dritan Agolli, sipas “Boldnews”, një ish-vartës i kryeministrit Edi Rama në Bashkinë e Tiranës.
Ndërkohë së fundmi FSHZH ka shpallur dy tendera me vlera marramendëse me vlerë rreth 100 miliardë lekë të vjetra, të cilave u shtohen edhe 30 miliardë lekë të vjetra, për të cilat është shpallur procedura një javë më parë.
Në 27 Prill 2020, Fondi Shqiptar i Zhvillimit hapi njëkohësisht dy tendera;
1. Rindërtimi i banesave individuale, ndërtimi dhe rikonstruksioni i infrastrukturës publike, me fond limit rreth 62 miliardë lekë (të vjetra);
- Ndërtimi dhe rikonstruksioni i infrastrukturës publike në zonat e reja të shpallura për zhvillim të detyruar (Programi i Rindertimit), me fond limit mbi 37 miliardë lekë (të vjetra).
Ndërsa gjatë muajit mars, FSHZH ka shpallur një tender më 7 lote për “rindërtimin e objekteve arsimore në zonat e prekura nga tërmeti”, me një vlerë totale prej 40 miliardë lekë (të vjetra).