Pandemia ka krijuar shumë pikëpyetje tek njerëzit sa i përket sferës ekonomike dhe pasigurisë financiare.
Ditën e djeshme Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka dhënë një deklaratë për mediat, ku u shpreh se norma e interesit nuk do ndryshojë, por do vijojë në të njëjtat nivele.
Lidhur me vendimin për të shtyrë kreditë, Sejko tha se ka patur një reagin pro-aktiv nga bankat e nivelit të dytë dhe se Banka e Shqipërisë, por po merr në konsideratë mundësinë për të shtyrë riskedulimin e kredive përtej tre muajve për disa kategori biznesesh.
LEXO: Flet Guvernatori Sejko: “Mund të shtyjmë afatet për këstet.” A do ndryshojë norma e interesit?
Sakaq, mbrëmjen e sotme në një lidhje për ‘Opinion’, Sejko ka siguruar se shtyrjet me 3 muaj të kredive nuk do të kenë penalitete për klientët, teksa theksoi se kreditë nuk shtyhen automatikisht, por vlerësohet kërkesa e çdo klienti.
“Shtyrja e kredive për 3-mujorin aktual është zyrtarizuar. Është afërsisht 2 miliardë Euro. Është për sistemin bankar dhe institucione financiare jo banka. Shtyrja nuk bëhet automatikisht, shqyrtohet rast pas rasti. Në këtë shtyrje bankat kanë qenë proaktive. Në 99% të rasteve që kanë aplikuar bankat kanë bërë shtyrjen. Deri në momentin aktual janë miratuar 21 mijë raste të kredive të shtyra. Ndryshimi rregullativ që ne kemi bërë i rekomanduam bankat që kjo shtyrje të bëhet pa penalitet. Jo për t’u paguar njëherazi”.
I pyetur për interesat që kanë mbajtur banka të caktuara për ata që klientë që kanë tërhequr pagat e luftës, ai tha se janë hequr komisionet për hapjen e llogarive për vlera të vogla.
Kujtojmë se drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë ka paralajmëruar se pandemia mund të shkaktojnë recesionin më të thellë të përjetuar ndonjëherë, duke shtuar se bota duhet të synojë shfrytëzimin sa më shumë të mundet të të gjithë nxitësve ekonomikë në zhvillimin e qëndrueshëm për zmbrapsjen e situatës.
Sipas Bankës Botërore pritet të humbasë 1,4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, teksa borxhi publik pritet të rritet mbi 70% të PBB në vitin 2020, kurse defiçti do të rritet në 3,9 për qind të PBB, si pasojë e të ardhurave të pakta për shkak të pandemisë dhe mbështetja financiare e dhënë për rindertimin pas tërmetit të 26 nëntorti të vitit të shkuar.