Me mbërritjen e koronavirusit në Shqipëri opozita ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë se ka firmosur tenderin sekret të blerjes së pajisjeve mjekësore dhe maskave me çmime të larta, e këto akuza janë përsëritur nga ish-kryeministri Sali Berisha dy javë më parë në ‘Opinion’.
“Ato maska që në farmaci blihen me 3 mijë apo 4 mijë lekë, në Milano i gjen me 70 cent, i bleve me 8 mijë lekë me shumicë, me kë i ndave paratë i ndave me Edi Ramën?”, tha Berisha.
E vënë përballë kësaj deklarate mbrëmjen e sotme, Manastirliu u përgjigj:
“Sa turp më vjen kur e dëgjoj. Më vjen aq turp që ky njeri ka drejtuar vendin për aq shumë vite. Është një akuzë e shëmtuar. Nuk ka tendera sekretë dhe këtë e ka sqaruar edhe kryeministri. Tenderat janë bazuar në VKM dhe janë procedura ligjore, janë në Fletoren Zyrtare dhe po të ishin sekretë nuk do të botoheshin në Fletoren Zyrtare. Ja kemi hedhur poshtë akuzat, janë shifra imagjinare dhe kontratat që ata përmendin….”
Megjithatë, e pyetur disa herë nga gazetari Blendi Fevziu, lidhur me koston e një maske në tenderin e Ministrisë që ajo drejton, Manastirliu nuk dha një shifër.
Nga ana tjetër, Franca deklaroi zyrtarisht se rasti i prarë me Covid është regjistruar që në 27 dhjetor, e po kështu edhe Italia pranoi rastin e parë që në janar, teksa në Shqipëri ka patur një grup mjekësh, që bazuar në diagnostikimet imazherike, flasin pranin e Covid-19 në vend në periudhën dhjetor-janar.
E pyetur lidhur me këtë argument, Manastirliu deklaroi se nuk ende të dhëna shkencore e studime të mirëfillta që ta vërtetojnë këtë gjë.
“Mund t’ju them që komiteti i ekspertëve që ka ndjekur qysh prej fillimit të shfaqjes së kësaj sëmundjen, ecurinë dhe se si është realizuar hetimi epidemiologjik, nuk kanë asnjë të dhënë shkencore deri tani për ekzistencën e COVID në këtë periudhë. E përsëris evidencë shkencore, jo përmes grafive. Ajo çfarë mund t’ju them përmes një grafiku të thjeshtë, për të gjitha sëmundjet që janë të grupit apo që lidhen me sistemin respitarator. Mund të shohim që në vitin 2020 ka një tendencë në ulje madje, krahasuar me 2 vitet paraardhëse lidhur me sëmundjet respiratoire në vend. Nuk ka patur rritje më të madhe të infeksioneve respiratore se sa në vitet më parë”.