Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka organizuar një aktivitet për Reformën në Drejtësi.
Në takim ishin të pranishëm edhe ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.
Gjatë fjalës së saj Kim u shpreh në mbështetje të Reformës në Drejtësi dhe e cilësoi si një mjet për të luftuar korrupsionin.
Ndonëse e sapozgjedhur në detyrë, duket se kryediplomatja amerikane është e informuar për historinë e vendin tonë.
Kështu, ajo e cilësoi heroin kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu si një personalitet të jashtëzakonshëm, duke e krahasuar me George Washington.
Kim tha se shpirti dhe fryma e tij janë ende prezente në Shqipëri dhe po me këtë frymë, sipas saj, duhet bërë edhe drejtësi për të gjithë shqiptarët.
“Kam pasur nderin të takohem me një pjesë të madhe prej jush dhe mund të kem tingëlluar si një magnetofon i prishur për sulmin që Reforma në Drejtësi do t’i japë korrupsionit. Reforma në Drejtësi duhet të zbatohet e plotë. Të gjithë jemi shërbyes publikë. Jemi mbledhur për të shënuar kauzën “Drejtësi për të gjithë”. Ne mbartim një privilegj të madh, por një detyrë edhe më të madhe për të siguruar publikun që do t’i bëjmë detyrat me integritet. Ne kemi një idiomë në gjuhën angleze “Ne themi ‘shërbeji drejtësi’”. Kjo do të thotë çështje që jep trajtim të drejtë. Për të gjithë momentet e shkuara, por edhe ata që do vijnë, ju themi se jemi krah për krah me ju. Unë mendoj për Skënderbeun dhe Xhorxh Uashingonin, dy personalitete të jashtëzakonshëm. Por, jemi në prag të diçkaje tejet të rëndësishme. Besoj që shpirti, fryma e Skënderbeut është ende gjallë këtu në Shqipëri, ashtu si fryma e Xhorxh Uashingtonit është po aq prezente këtu. Besoj plotësisht që si fryma e Skënderbeut, Uashingtonit, janë të gjalla këtu, dhe në atë frymë ju shpreh që të mbartni frymën e kurajos, në mënyrë që të jepni drejtësi për të gjithë”, tha ambasadorja Kim.
Ndërsa, Soreca e cilësoi 2020 një vit kritik sa i përket Reformës në Drejtësi.
Plotësimi i vakancave në Gjykatën Kushtetuese dhe të Lartë dhe mbështetja ndaj SPAK janë sipas tij dy çështjet kryesore të Reformës.
“BE e ka mbështetur Reformën që prej ditës së parë. Ka qenë angazhimi më i madh si politikë dhe financiar të shtyrë nga besimi se është rruga e vetme për të ndërtuar një Shqipëri demokratike, stabile dhe ta gatshme prej BE. Kemi dhënë 34 milion euro për Reformën në Drejtësi, një mbështetje financiar e paprecedentë.
Këto vite kanë qenë vite intensive që kanë kërkuar nerva prej celiku. Është e vështirë mos shohësh dot çfarë ka arritur Shqipëria. Janë ndryshuar më shumë se 70 tekste ligjore, pa përfshirë ndryshimet kushtetuese, Vettingu apo dhe krijimi i organeve të reja.
Çdo hap që ju do të bëheni, do të shkruani historinë e Shqipërisë dhe pse nuk do të jeni në krye të institucioneve.”– u shpreh ai.