Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kokainë nga Amerika Latine e fshehur në kuti bananesh dhe thasët e kakaos, SPAK godet grupin kriminal

18:13 26/07/2025
Reading Time: 4 min lexim

Një organizatë kriminale ndërkombëtare, e drejtuar nga shtetas shqiptarë dhe e specializuar në trafikimin e kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Evropës, është goditur nga Prokuroria e Posaçme pas një hetimi të thelluar në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese të huaja.

Sipas SPAK, kjo organizatë përbëhej nga 16 anëtarë tashmë të identifikuar dhe të gjithë nën hetim. Gjatë operacionit janë sekuestruar mbi 6 ton kokainë me një vlerë tregu që kap shifrën e 411 milionë eurove.

Në vijim të hetimeve, Gjykata e Posaçme lëshoi 7 urdhër-arreste, prej të cilave 6 u ekzekutuan më 25 korrik 2025, ndërsa një person është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në pranga kanë rënë Artur Hoxhosmani, Klevis Hoxhosmani, Ermir Ndrejaj, Erjon Alibej (i arrestuar më parë), Plarent Dervishaj (i arrestuar më herët) dhe Ilir Lloshaj. Ndërkohë, në kërkim mbetet D.P., i cili përdorte edhe identitetet D.B. dhe E.S. Gjatë kontrollit në banesën e Artur Hoxhosmanit, u gjetën dhe sekuestruan 3 pistoleta të mbajtura pa leje.

Sipas SPAK, organizata kishte ngritur një strukturë shumë të sofistikuar dhe të organizuar për trafikimin e drogës, duke e transportuar lëndën narkotike nga Kolumbia dhe Ekuadori nëpërmjet konteinerëve detarë drejt porteve kryesore të Evropës si Anversa në Belgjikë dhe Roterdami në Holandë.

Në raste të tjera, kokaina kalonte përmes rrugëve tokësore drejt Francës dhe më pas në Mbretërinë e Bashkuar përmes Kanalit të Lamanshit. Në disa raste, destinacione ishin edhe portet italiane dhe spanjolle. Për të shmangur zbulimin, droga fshihej në paleta me dru, në kuti me banane apo në thasë me kokrra kakaoje.

Hetimi u zhvillua nga prokurorët Altin Dumani dhe Adnan Xholi, të cilët zbuluan komunikimet e grupit përmes aplikacionit të koduar “Sky ECC”.

Sipas tyre, drejtuesit dhe financuesit e organizatës jo vetëm që urdhëronin dhe financonin ngarkesat me drogë, por edhe koordinonin pikat e kontaktit dhe gjithë logjistikën ndërkombëtare. Ata ishin në krye të piramidës kriminale dhe siguronin lidhjet me grupet e prodhimit të drogës në Amerikën Latine, por edhe me rrjetet e shpërndarjes në Evropë. Shumica prej tyre jetonin në vendet e BE-së, në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Dubai.

Poshtë këtij niveli vepronin bashkëpunëtorët logjistikë të cilët organizonin transportin dhe maskonin drogën me mallra të ligjshme.

Ata gjenin kompani eksporti, kontraktonin shoferë, shpesh shtetas rumunë, dhe përgatisnin ngarkesat për të kaluar doganat evropiane. Në vendet pritëse funksiononte krahu tjetër i rrjetit, ai i shpërndarjes, i përbërë nga persona që prisnin dhe shpërndanin drogën sipas kërkesës në tregun lokal.

Organizata kishte akses edhe në strukturat doganore përmes kontakteve me individë të përfshirë në porte dhe agjenci kontrolli. Një pjesë e bashkëpunëtorëve qëndronin të pozicionuar në Amerikën Latine dhe ishin përgjegjës për sigurimin dhe përgatitjen e kokainës, por identiteti i tyre ende mbetet i panjohur për autoritetet.

Gjatë hetimeve u identifikuan 9 episode trafiku droge, kryesisht gjatë periudhës 2020–2021. Në këto episode, në shtete të ndryshme evropiane u sekuestruan ngarkesa të mëdha me kokainë dhe kanabis. Në Spanjë në shkurt 2020 u kapën 400 kg kokainë; në Belgjikë në prill 2020, 989.1 kg; në Kanalin që lidh Francën me Britaninë e Madhe u sekuestruan 250 kg; në Holandë në qershor dhe tetor 2020 u kapën përkatësisht mbi 2000 kg dhe 1484.07 kg kokainë.

Ndërkohë, në Itali dhe Spanjë u kapën edhe disa ngarkesa kanabisi me sasi që varionin nga 275 kg deri në 1442 kg. Në një rast tjetër në Francë, në shkurt 2020, u sekuestrua një automjet dhe 72 mijë euro në para të gatshme.

Për të lëvizur paratë, organizata përdorte sistemin informal të transferimit “Hawala”, përmes të cilit shmangej sistemi bankar. Pagesat regjistroheshin në kartëmonedha të koduara ku shënoheshin pseudonime, data dhe shuma të sakta që shërbenin si garanci për tërheqjen në vendin përkatës.

Gjatë operacionit të SPAK dhe Policisë së Shtetit, janë sekuestruar edhe një sërë sendesh të tjera me vlerë të konsiderueshme. U gjetën 43,470 euro dhe 5 mijë franga zvicerane, tre automjete luksoze, përfshirë një Mercedes AMG G63, një skaf i markës “Hull Works Sarock 40”, 3 armë zjarri, dy ora të shtrenjta (Rolex dhe Richard Mille), 16 celularë, 19 karta bankare ndërkombëtare, pajisje elektronike si dronë e hard diskë, si dhe dokumente të shumta financiare dhe identifikuese nga vende të ndryshme.

Një element tjetër i rëndësishëm në këtë çështje është dëshmia e Erjon Alibej, i cili është bashkëpunëtor i drejtësisë në dosjen “Plumbi i Artë”.

Gjatë një seance gjyqësore në GJKKO më 29 maj, ai përmendi Ilir Lloshajn, një nga të arrestuarit, si pjesë e një konflikti që kishte zanafillën në Angli, ku dyshohej për grabitjen e 50 kg kokainë në një bazë të përbashkët të grupit me të cilin bashkëpunonte familja Çopja.

Alibej tregoi se Lloshaj, i njohur me nofkën “Liçja”, kishte kërkuar ndihmë pas një rrahjeje që kishte pësuar nga anglezët pasi kishte humbur drogën që i ishte besuar. Ky episod përmendet si një nga shkaktarët e përplasjeve të përgjakshme midis grupeve rivale në Elbasan dhe jashtë vendit.

Tashmë, Erjon Alibej dhe Plarent Dervishaj, dikur bashkëpunëtorë në rrjetin e trafikut të drogës, ndodhen përballë njëri-tjetrit në gjykatë. Dervishaj, i arrestuar dhe ekstraduar në gusht 2024, akuzohet për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe për disa vrasje të tjera të ndodhura më herët.

SPAK ka theksuar se suksesin e këtij hetimi e ka bërë të mundur bashkëpunimi i ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë EUROPOL, EUROJUST dhe agjencitë e drejtësisë në vende si Franca, Italia, Spanja, Belgjika, Holanda, Kroacia dhe Britania e Madhe.

Një ndihmesë e madhe ka qenë dhe përdorimi i të dhënave të dekriptuara nga komunikimet në aplikacionin “Sky ECC”, të cilat kanë ndihmuar në identifikimin e anëtarëve, rolit të tyre në organizatë dhe të episodeve konkrete të trafikut.

Etiketa: Droge nga amerika latineSPAK

Të lidhura

Mbahet për të tretin vit ‘Maratona e Bebeve’, 80 foshnja në ‘garë’
Aktualitet

Mbahet për të tretin vit ‘Maratona e Bebeve’, 80 foshnja në ‘garë’

Pogradeci u bë sërish skena e një prej aktiviteteve më të veçanta për fëmijët, duke mirëpritur për të tretin vit...

19:56 26/07/2025
Përmbysje në Europë, Shqipëria ngjitet ndjeshëm në renditjen e UEFA-s
Kryesore

Përmbysje në Europë, Shqipëria ngjitet ndjeshëm në renditjen e UEFA-s

Pas një fillimi zhgënjyes në garat europiane, ku Egnatia u eliminua që në turin e parë të Champions League dhe...

19:36 26/07/2025
Para
Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mbahet për të tretin vit ‘Maratona e Bebeve’, 80 foshnja në ‘garë’

Mbahet për të tretin vit ‘Maratona e Bebeve’, 80 foshnja në ‘garë’

19:56 26/07/2025
Përmbysje në Europë, Shqipëria ngjitet ndjeshëm në renditjen e UEFA-s

Përmbysje në Europë, Shqipëria ngjitet ndjeshëm në renditjen e UEFA-s

19:36 26/07/2025
Të paktën 25 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, disa po merrnin ndihma

Të paktën 25 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, disa po merrnin ndihma

19:00 26/07/2025
Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës

18:40 26/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.