Nga Klodian Tomorri
Te indinjuarit nga bujtinat e Thethit
Nga te gjithe te indinjuarit per ceshtjen e Thethit, dallon nje kategori.
Keta nuk kane asnje lidhje me Thethin, mund te jene nga Tirana, Korca, Peqini apo cdo cep i Shqiperise. Shumica prej ketyre ndoshta s’kane shkuar asnjehere ne Theth. E megjithate keta jane shume te shqetesuar per shkaterrimin e Thethit nga bujtinat e banoreve.
Dhe kushdo tjeter, qe e mendon ndryshe eshte Salist, anarkist, kunder ligjit e keshtu me radhe.
Tani ka nje problem te vogel. Keta nuk shqetesohen nga baterdia ne Tirane, ku njerezit nuk po marrin dot me fryme.
Nuk shqetesohen nga lumenjte e betonit ne cdo cep te bregdetit. Madje nuk e kane problem per shembull faktin qe ketu u betonizua Butrinti. Dhe Butrinti eshte parku me i bukur i Europes.
Nuk ka vend tjeter, qe te kete det, liqen, histori, bukuri ashtu si Butrinti. As Italia nuk ka ashtu. Por ai betoni i Idajetit te Albstarit ne Manastir, i cili rruges u dyfishua me vendim te qeverise tone qe i do shume zonat e mbrojtura, nuk eshte problem. Problem i madh eshte vetem Thethi.
Tani e gjitha kjo qe po ndodh ne Theth eshte shume e thjeshte. Aty do rrembehen prona. Per kete po behet e gjithe kjo.
Eshte e njejta skeme qe u be ne Jug. A ja u moren pronat Himarioteve, Dhermiut, Palases dhe gjithe bregut?
Po me kete stil ja u moren. Kete po bejne dhe ne Theth.
Kjo eshte qeveria qe ka bere transferimin me te madh te pronesise ne 100 vitet e fundit ne Europe.
Toka publike te tjetersuara ne shkalle industriale, toka te marra me dokumenta te falsfikuara, ose forcerisht permes ligjit. Shikoni pronaret e jugut sot kush jane dhe eshte shume e qarte.
Ky lloj transferimi pronesie ne Europe eshte bere ne kohen e mesjetes. Atje e ndante mbreti, shperblente ushtaret, kur pushtonin territore, me prona. Kjo po ndodh ketu, vetem pa pjesen e luftes.
Me pak fjale, ky po cakton pronaret e Shqiperise, njerezit qe do kene Shqiperine perjetesisht.
Por ti kthehemi dhe nje here shqetesimit te madh te ligjdashesve te indinjuar nga shkaterrimi i Thethit. Ka nje parim universal ne shfrytezimin e pasurive natyrore. Ato i perkasin komunitetit lokal. Dhe ky eshte parim hyjnor.
Po te shohesh menyren se si Zoti apo natyra i ka ndertuar gjerat e kupton shume mire. Ne Vlore ka cuar detin, ne Fier naften, ne Bulqize kromin, ne Theth natyren e bukur.
Pra gjithcka eshte e ndertuar ne menyre te tille qe njerezit te mund te jetojne ne vendet e tyre.
Perballe ketij parimi eshte sigurisht dhe interesi publik per te mbrojtur natyren. Si eshte zgjidhur ky dualitet? Shume thjesht, me plane.
Nje qeveri e pergjegjshme dhe qe ka merak natyren, do te duhet te kishte bere plane zhvillimi per Thethin. Duhet te caktonte arkitekturen, vendet ku do ndertohej, materialin si do te ndertohej e keshtu me radhe.
Madje madje, nje qeveri e pergjegjshme do t’u jepte para atyre banoreve qe nuk kishin mundesi te ngrini bujtinat e tyre. Sepse keshtu do behej ekonomi dhe do mbahej zona e pabraktisur ne nje vend qe vuan mga shpopullimi dhe shkretimi masiv.
Tani bejni vetes pyetjen. Keto meraqe ka qeveria qe ka cuar rruspat ne Theth? Apo ate merakun me siper? Se pergjigja eshte shume e qarte.