Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Përplasja Trump-Musk sjell krizën më të madhe ndonjëherë në NASA, ç’thonë ekspertët

09:49 08/06/2025
Reading Time: 3 min lexim

Grindja në rritje mes presidentit amerikan Donald Trump dhe Elon Musk ka shtuar pasigurinë rreth të ardhmes së buxhetit të NASA-s, që tashmë përballet me shkurtime të ndjeshme.

Në propozimin zyrtar drejtuar Kongresit, agjencia hapësinore parashikon reduktimin e ndjeshëm të fondeve për programet shkencore, thuajse në gjysmën e tyre, duke rrezikuar pezullimin e 40 misioneve të ndryshme që janë në fazë zhvillimi ose funksionojnë aktualisht në hapësirë.

Situata është tensionuar më tej nga kërcënimi i presidentit për të anuluar kontratat federale me kompaninë e Musk, SpaceX, mbi të cilën NASA varet për raketat Falcon 9, që transportojnë furnizime dhe ekuipazh drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor.

Po ashtu, raketa e re Starship e SpaceX shihet si thelbësore për misionet e ardhshme drejt Hënës dhe Marsit, pavarësisht disa dështimeve të fundit gjatë testimeve.

Në projektbuxhetin e paraqitur nga Shtëpia e Bardhë, të gjitha fushat e NASA-s përveç eksplorimit të Marsit, që ka marrë një shtesë prej 100 milionë dollarësh – janë planifikuar për shkurtime.

Sipas Casey Dreier nga Shoqëria Planetare, këto masa përbëjnë krizën më të rëndë në historinë e programit hapësinor amerikan.

Ndërsa NASA argumenton se prerjet synojnë t’i përshtatin prioritetet e saj shkencore me qëllimet e eksplorimit të Hënës dhe Marsit, analistë të fushës paralajmërojnë për pasojat e thella në strukturën dhe misionin afatgjatë të agjencisë.

Adam Baker nga Universiteti Cranfield vlerëson se nëse buxheti kalon siç është propozuar, NASA do të përjetojë një ndryshim thelbësor, duke kaluar nga një platformë kërkimi shkencor në një makinë të fokusuar ngushtë tek ambiciet e eksplorimit.

Kritikët besojnë se kjo është një përpjekje për ta “shpëtuar” NASA-n nga burokracia dhe mbibuxhetimi, por shembulli më i diskutuar i keqmenaxhimit mbetet raketa SLS (Space Launch System), e cila ka kushtuar mbi 4 miliardë dollarë për çdo lëshim – shumë më tepër sesa alternativa e SpaceX, Starship, që kushton rreth 100 milionë dollarë dhe është e ripërdorshme.

Edhe kompania Blue Origin e Jeff Bezos premton ulje të ndjeshme të kostove me raketën e saj të re, New Glenn.

Sipas planit të Shtëpisë së Bardhë, SLS do të dalë gradualisht nga përdorimi, duke ia lënë vendin Starship-it dhe New Glenn-it. Por me dështimet e përsëritura të Starship dhe fazën e hershme të testimeve për raketën e Bezos, strategjia është e rrezikshme.

Ndërkohë, projektet që rrezikojnë mbylljen përfshijnë misione planetare që janë tashmë funksionale, për të cilat kostot janë paguar, dhe kursimet nga mbyllja janë minimale.

Ndikimi nuk ndalet në SHBA. Dy bashkëpunime madhore me Agjencinë Evropiane të Hapësirës (ESA) janë në rrezik: kthimi i mostrave nga Marsi i mbledhur nga Roveri Perseverance dhe nisja e Rosalind Franklin Rover për të kërkuar gjurmë jete në planetin e kuq.

Sipas Prof. Sir Martin Sweeting, drejtues i firmës Surrey Satellite Technology, kjo situatë mund të detyrojë Evropën të ndërtojë një kapacitet më të pavarur hapësinor, duke reduktuar varësinë tradicionale nga NASA.

Megjithatë, për momentin, për ESA-n kjo përkthehet në humbje të aksesit në projekte kyçe, përfshirë edhe Lunar Gateway – stacioni shumëkombësh që planifikohet të ndërtohet në orbitën hënore dhe që mund të mos realizohet pa kontributin e SHBA-së.

ESA, në strategjinë e saj të fundit, ka shprehur gatishmëri për të vepruar në mënyrë më autonome dhe për të ruajtur statusin si partner global në eksplorimin hapësinor, edhe nëse bashkëpunimi me NASA-n dobësohet.

Ndërkohë, në SHBA, buxheti nuk është miratuar ende nga Kongresi. Casey Dreier thotë se shumë republikanë shprehen në mënyrë private kundër këtyre shkurtimeve, por bllokimi politik mund të çojë në zbatimin e përkohshëm të buxhetit të reduktuar,  një vendim që do të ishte shumë i vështirë për t’u kthyer pas, pasi projektet e pezulluara janë praktikisht të pamundura për t’u rikthyer në jetë më pas.

Etiketa: ekspertettrump- musk

Të lidhura

“Kujdes nga viagra”! Mjeku: Mund të shkaktojë edhe vdekje
Aktualitet

“Kujdes nga viagra”! Mjeku: Mund të shkaktojë edhe vdekje

Mjeku androlog Evi Dani, i ftuar në emisionin Health O’Clock në Euronews Albania, paralajmëroi për rreziqet që shoqërojnë përdorimin e...

18:19 08/06/2025
Zbulohet skema mashtruese online, AKSK apel qytetarëve
Aktualitet

Zbulohet skema mashtruese online, AKSK apel qytetarëve

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka zbuluar një tjetër skemë mashtrimi online që synon të vjedhë të dhënat bankare të...

18:05 08/06/2025
Para
Asnjë minutë në dy ndeshjet e fundit, Sylvinho sqaron mungesën e Asanit

Asnjë minutë në dy ndeshjet e fundit, Sylvinho sqaron mungesën e Asanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Kujdes nga viagra”! Mjeku: Mund të shkaktojë edhe vdekje

“Kujdes nga viagra”! Mjeku: Mund të shkaktojë edhe vdekje

18:19 08/06/2025
Zbulohet skema mashtruese online, AKSK apel qytetarëve

Zbulohet skema mashtruese online, AKSK apel qytetarëve

18:05 08/06/2025
Tifozi i Shqipërisë puth gazetarin serb para ‘Arenës Kombëtare’ në Tiranë

Tifozi i Shqipërisë puth gazetarin serb para ‘Arenës Kombëtare’ në Tiranë

17:39 08/06/2025
SHBA, Shqipëria dhe Kosova në stërvitje të përbashkët ushtarake në Bizë

Përmbyllet stërvitja ‘Defender 2025’

17:30 08/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.