Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

26 vjet nga eksodi i Kosovës/ 1 milion shqiptarë të dëbuar nga Serbia

08:25 16/04/2025
Reading Time: 2 min lexim

Sot përkujtohet 26-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës së viteve 1998-1999, një prej periudhave më të errëta dhe të dhimbshme në historinë moderne të shqiptarëve.

Rreth një milion shqiptarë u dëbuan me dhunë nga forcat serbe, duke u shpërngulur kryesisht drejt Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, ndërsa qindra mijëra të tjerë u detyruan të linin shtëpitë për të gjetur strehë në malet e Kosovës.

Më 27 mars 1999, në orën 13:20, në pikëkalimin kufitar të Vërmicës/Morinës mbërritën në Kukës 187 refugjatët e parë, kryesisht gra dhe fëmijë nga Prizreni, Krusha e Madhe dhe Zymi, në gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike.

Ata u sistemuan fillimisht në Pallatin e Kulturës “Hasan Prishtina”, ndërsa ndihmat e para ushqimore u siguruan nga Ministria e Bujqësisë.

Deri në mesnatën e 27 marsit, numri i të shpërngulurve në Kukës kishte arritur mbi 12 mijë, ndërsa fluksi vazhdoi edhe ditën pasardhëse me rreth 13 mijë të tjerë.

Refugjatët ishin viktima të dhunës, torturave dhe plaçkitjeve nga forcat serbe. Vendstrehimi i tyre përfshiu jo vetëm institucione publike, por edhe mijëra familje kuksiane që hapën dyert e shtëpive të tyre një akt solidariteti i jashtëzakonshëm që shënon një nga kapitujt më të ndritur të mikpritjes shqiptare.

Në ditët që pasuan, Kukësi përjetoi një rritje të menjëhershme të popullsisë, duke u bërë simbol i mbështetjes për të dëbuarit nga Kosova. Rreth 70 mijë kosovarë u sistemuan në zona të ndryshme të qarkut.

Ndërsa një pjesë u largua drejt qyteteve të tjera me ndihmën e mjeteve të ushtrisë dhe transportit civil, mijëra të tjerë mbetën në kampet e përkohshme të ngritura në qytet.

16 prilli është shpallur zyrtarisht “Dita e Eksodit” dhe përkujtohet çdo vit në Kukës për të nderuar vuajtjet e refugjatëve kosovarë dhe bujarinë e popullit vendas.

Një ndër simbolet më të rëndësishme të kësaj dite është Obelisku në Kukës një kullë 23.5 metra e lartë, ndërtuar në vendin ku u vendosën çadrat e para, e mbushur me fotografi që dokumentojnë eksodin e vitit 1999. Obelisku është kthyer në një nga pikat më të vizituara turistike të qytetit.

Ndërkohë, në Han të Elezit ndodhet Qendra Përkujtimore “Bllaca ’99”, me monumentin “Muri i Kujtesës” dhe parkun “Hasan Prishtina” – një kujtesë e përhershme për dhimbjen e shqiptarëve dhe ndihmën e ndërkombëtarëve në çlirimin e Kosovës.

Ky përvjetor mbetet një thirrje për kujtesë kolektive, nderim për viktimat dhe vlerësim për sakrificën dhe solidaritetin që shpëtoi jetë./Kosovapress/

Etiketa: 26 vjet nga eksodi i Kosovës

Të tjera

Eksportet në rënie të lirë, kthehen në nivelin e pandemisë
Aktualitet

Eksportet në rënie të lirë, kthehen në nivelin e pandemisë

Eksportet shqiptare po bien në mënyrë të vazhdueshme dhe në janar kanë zbritur në nivelin e vitit të pandemisë, kur...

17:10 17/02/2026
“E kopjuar fjalë për fjalë”, Drejtori i ri i AKSHI-t, Igli Tafa, akuzohet për plagjiaturë
Aktualitet

“E kopjuar fjalë për fjalë”, Drejtori i ri i AKSHI-t, Igli Tafa, akuzohet për plagjiaturë

Studiuesi Taulant Muka ka akuzuar publikisht drejtorin e ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Igli Tafa, për plagjiaturë...

16:03 17/02/2026
Para
BE-ja synon të ashpërsojë regjimin e vizave, rrezikohet edhe Kosova

BE-ja synon të ashpërsojë regjimin e vizave, rrezikohet edhe Kosova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Eksportet në rënie të lirë, kthehen në nivelin e pandemisë

Eksportet në rënie të lirë, kthehen në nivelin e pandemisë

17:10 17/02/2026
“E kopjuar fjalë për fjalë”, Drejtori i ri i AKSHI-t, Igli Tafa, akuzohet për plagjiaturë

“E kopjuar fjalë për fjalë”, Drejtori i ri i AKSHI-t, Igli Tafa, akuzohet për plagjiaturë

16:03 17/02/2026
Fevziu: Procesi në Hagë skandaloz, frikë për dënim të ish-krerëve të UÇK

Fevziu: Procesi në Hagë skandaloz, frikë për dënim të ish-krerëve të UÇK

15:08 17/02/2026
“Shteti po na nxjerr nga toka jonë”/ Baks-Rrjoll: 80 familje në protestë për tokën, akuza ndaj drejtësisë

“Shteti po na nxjerr nga toka jonë”/ Baks-Rrjoll: 80 familje në protestë për tokën, akuza ndaj drejtësisë

13:19 17/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.