Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli, njoftoi se sistemi europian i sigurisë ushqimore RASFF ka raportuar tri raste të ndotjes me mbetje pesticide, Chlorpyrifos dhe Phosmet, në ngarkesa mandarinash me origjinë nga Shqipëria gjatë periudhës 29 nëntor – 11 dhjetor 2024.
Ai theksoi se këto substanca janë të dëmshme për shëndetin e njeriut dhe të ndaluara në Bashkimin Europian për shkak të pasojave afatgjata. Sipas Resulit, Ministria e Bujqësisë ka fshehur këtë rast dhe nuk ka publikuar njoftim për qytetarët, duke e lidhur këtë me faktin se zëvendësministri Dhimo Kote është një nga tregtarët kryesorë të mandarinave.
Ai kërkoi masa urgjente dhe transparencë në këtë çështje.
POSTIMI I PLOTË:
SKANDAL ME MANDARINAT NGA SHQIPËRIA: MBETJE PESTICIDESH TË NDALUARA NË BE,MINISTRIA FSHEH RASTIN
Gjatë periudhës 29 nëntor – 11 dhjetor 2024, sistemi europian i sigurisë ushqimore RASFF ka raportuar tre raste të ndotjes me mbetje të pesticideve Chlorpyrifos dhe Phosmet në ngarkesa mandarinash me origjinë nga Shqipëria. Këto substanca janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe të ndaluara në Bashkimin Europian për shkak të dëmeve të tyre afatgjata. Por Ministria e bujqesise fsheh rastin dhe nuk publikon anje njoftim per qytetaret pasi Zv.Ministri Dhimo Kote eshte nje nga tregtaret kryesor të mandarinave .
DETAJET NGA RAPORTET RASFF:
1. 29 nëntor 2024 – Chlorpyrifos në mandarina. Ngarkesa është zbuluar në Kroaci.
Të gjitha këto raste janë EC-validated, që do të thotë se janë verifikuar si të sakta dhe përmbajnë mbetje të larta të këtyre pesticideve.
ÇFARË ËSHTË CHLORPYRIFOS?
Chlorpyrifos-ethyl është një pesticid që:
Ndikon në zhvillimin e trurit tek fëmijët, veçanërisht në fazat e hershme të jetës.
Shkakton dëmtime të sistemit nervor dhe çrregullime të sistemit endokrin.
Rrit rrezikun për sëmundje kardiovaskulare dhe kancer.
Chlorpyrifos është ndaluar plotësisht në BE për përdorim dhe tregtim me Rregulloren Implementuese të Komisionit 2020/18/BE, datë 10 janar 2020, e cila hyri në fuqi më 16 shkurt 2020.
Në Shqipëri, ndalimi i përdorimit të tij është bërë me Urdhrin e Ministrit Nr. 26, datë 22.1.2020, ku përcaktohet se:
“Të kryhet çregjistrimi i produkteve të mbrojtjes së bimëve që përmbajnë Chlorpyrifos brenda datës 16 shkurt 2020”.
ÇFARË NDODH NË SHQIPËRI?
Ndërkohë që legjislacioni shqiptar është harmonizuar me atë të BE-së, realiteti në terren tregon një mungesë totale të mbikëqyrjes dhe transparencës.
Ngarkesat e bllokuara nga BE tregojnë se këto pesticide ende qarkullojnë dhe përdoren në vend.
Ministria e Bujqësisë nuk ka bërë publik asnjë njoftim nëse këto produkte janë konsumuar në tregun vendas apo janë asgjësuar sipas ligjit.
Tregtarët dhe fermerët vazhdojnë të përdorin produkte të ndaluara, duke rrezikuar shëndetin publik dhe reputacionin e eksporteve shqiptare.
PSE KY SKANDAL ËSHTË I RËNDË?
Këto raste tregojnë qartë një dështim të sistemit të kontrollit të produkteve ushqimore nga autoritetet shqiptare. Për më tepër:
1. Ministria nuk ka informuar publikun për rrezikun e konsumit të këtyre mandarinave.
2. Nuk dihet nëse produktet janë bllokuar dhe groposur, apo kanë përfunduar në tavolinat e qytetarëve shqiptarë.
3. Eksportet e produkteve shqiptare po dëmtohen në tregjet europiane për shkak të mbetjeve të pesticideve të ndaluara.
KËRKOHET TRANSPARENCË PUBLIKE DHE MASA TË MENJËHERSHME!
A janë konsumuar këto ngarkesa në tregun vendas?
Çfarë masash janë marrë për ndalimin e importit dhe përdorimit të produkteve që përmbajnë Chlorpyrifos?
Pse nuk ka transparencë për asgjësimin e tyre sipas ligjit?
Kjo është një çështje e shëndetit publik dhe nuk mund të neglizhohet. Ministria e Bujqësisë duhet të mbajë përgjegjësi për këtë skandal dhe të garantojë sigurinë e produkteve që tregtohen brenda dhe jashtë Shqipërisë.