Ditën e sotme SPAK kishte afatin e fundit për të vendosur nëse do ti kërkonte GJKKO-së zgjatjen e hetimeve edhe me 3 muaj për ish-ministrin Arben Ahmetajt. Afati i fundit i SPAK për të kopsitur dosjen “Ahmetaj” është caktuar në datë 22 dhjetor te këtij viti, ku më pas organi i akuzës pritet të zbresë hetimet në Gjykatën e Posaçme për kalimin ose jo të dosjes për gjykim. Ahmetaj dyshohet se gjatë funksionit të tij si ministër, mori disa akte për t’i mundësuar sipërmarrësve lidhjen e kontratave konçensionare. Ndaj ish/zëvëndës kryeministrit, njëherësh ish-ministër i Financave, SPAK ka ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale “pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”. Në muajin korrik të vitit të kaluar, organi i akuzës lëshoi urdhër-arresti për Arben Ahmetaj dhe e shpalli atë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa në mars të 2024 i komunikoi akuzat përmes avokatit të tij ligjor. Ish-numri dy i qeverisë akuzohet se ka përfituar shërbime të paligjshme financiare apo fizike nga biznesmeni Klodian Zoto, pronar i inceneratorit të Elbasanit.
Sipas burimeve hetimet do jenë në varësi të kërkesave dhe letër-porosive të dërguara për informacione shtesë në vende dhe institucione partnere. SPAK i kërkoi GJKKO-së edhe një zgjatje tjetër të afatit me 3 muaj, pa lejuar skadimin e tij, pasi një veprim i tillë do cilësohej shkelje proceduriale dhe lironte automatikisht nga akuza ish-zv/kryeministrin. Nëse hetimet përfundojnë, atëherë Ahmetaj apo avokati i tij thirren për komunikim akuze dhe më tej marrjen të pandehur, para se dosja të niset në GJKKO për proces.
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj nënshkroi një kontratë lobimime vlerë 150 mijë dollarë për të informuar qeverinë amerikane për pretendimin se akuzat e shumëfishta për korrupsion kundër tij në Shqipëri janë “të pavërteta”. Arben Ahmetaj është në arrati prej qershorit 2023, ndërsa prej 24 korrikut të vitiit të kaluar ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar , pasi akuzohet për “mos deklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “pastrimit të produkteve të veprës penale, ose veprimtarisë kriminale”.