Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tentuan të zëvendësojnë shqiptarët e larguar nga vendi, si po dështon plani i qeverisë

09:04 10/12/2022
Reading Time: 9 min lexim

Kati sipërm i fabrikës së prodhimit të veshjeve “Rubin”, në qytetin e Shkodrës, po përshtatet në një mjedis për akomodimin e rreth 100 grave që pritet të vijnë nga Nepali, për t’u punësuar në repartin e qepjes, që tani është bosh nga mungesa e fuqisë punëtore.

  1. Gjovalin Shtjefni, i cili drejton fabrikën që prej vitit 1990, është para dy zgjedhjeve, ose të shpallë falimentin, ose të rekrutojë punonjës nga jashtë. Pasi ka punësuar rreth 20 gra nga Filipinet, me të cilat është i kënaqur, ai po shikon si zgjidhje për vazhdimin e aktivitetit kontraktimin e punonjësve nga Azia, nga vende si Nepali, për shkak të pagave të ulëta në këto vende.

Si z. Shtjefni, shumë fasonë dhe njësi shërbimi në Tiranë dhe rrethe janë duke ngritur kapanonë përkrah fabrikave, të cilat do t’i përdorin për të akomoduar punonjësit e huaj nga vendet e Azisë, si një përpjekje për të zëvendësuar hendekun që la emigrimi i shqiptarëve jashtë vendit.

Edvin Prençe, i cili drejton Shoqatën Proeksport në sektorin e tekstilit dhe këpucës, tha se, kontraktimi i punonjësve të huaj është e vetmja zgjidhje për momentin. Fabrikat janë në vështirësi dhe po përballen me kosto të larta nga mungesa e punonjësve.

“Përveç pagave që shkojnë deri në 40 mijë lekë neto në muaj, kemi shpenzime të larta për transportin e punonjësve shqiptarë. Prej vitesh, fabrikat mbulojnë shpenzimet e transportit për punonjësit që shpesh janë shumë larg. Çmimi i naftës është rritur dhe servisi për automjetet kushton. Kështu që sjellja e punonjësve të huaj në fabrikë, edhe pse me paga më të larta, justifikon kosto”, tha ai.

Eksperiment i rrezikshëm

Importi i punonjësve të huaj është një eksperiment i rrezikshëm për fabrikat. Një vit para pandemisë, zëvendësimi i mungesave me punonjës nga Azia, dështoi. Pas pak muajsh qëndrimi në Shqipëri, punonjësit e huaj e përdorën Shqipërinë si trampolinë në vendet e tjera të BE-së.

Eva Laro, e cila ka në pronësi dhe drejton një nga fabrikat më të mëdha të këpucës në vend, “ProDyn”, me një model biznesi inovativ, tha se nuk ka në planet e saj sjelljen e punonjësve të huaj. “Në çdo rast, një punonjës nga Azia ka kosto (përfshirë edhe pagën) shumë më të lartë se një punonjës shqiptar. Kur të jem gati për të përballuar pagesa kaq të larta, mendoj t’i ofroj për punonjësit shqiptarë”, – tha Laro.

Kosto të larta

Eva Laro, e cila ka në pronësi dhe drejton një nga fabrikat më të mëdha të këpucës në vend, “ProDyn”, me një model biznesi inovativ, tha se nuk ka në planet e saj sjelljen e punonjësve të huaj. “Në çdo rast, një punonjës nga Azia ka kosto (përfshirë edhe pagën) shumë më të lartë se një punonjës shqiptar. Kur të jem gati për të përballuar pagesa kaq të larta, mendoj t’i ofroj për punonjësit shqiptarë”, – tha Laro.

Kostot e punonjësve të huaj më të larta, produktiviteti më i ulët

Gratë nga Filipinet që punojnë në fabrikën “Rubin” në Shkodër marrin pagë rreth 550 euro neto në muaj, me një kontratë njëvjeçare. Shpenzimet e përgjithshme për sjelljen e tyre ishin rreth 900 euro për person (ku përfshihen tarifat të cilat nisin që në vendin e origjinës dhe në territorin shqiptar, me kontratat e punës, lejet, certifikatat etj.).

Shpenzimet për sjelljen e tyre dhe paga mujore krijon kosto rreth 1 mijë euro në muaj, për një punonjës të huaj në vitin e parë. Këtu përfshihen edhe shpenzimet fillestare për akomodimin e tyre. Z. Shtjefni ka punësuar gra në moshë të re, të cilat spikasin për edukatën në punë dhe korrektësinë, por jo gjithmonë kanë produktivitet të njëjtë me punonjëset vendase.

Kompania “Tricot”, më e madhja e sektorit në rajonin e Shkodrës, nuk e shikon me shumë leverdi sjelljen punonjësve të huaj. Administratorja e kompanisë “Tricot”, tha se, paga bruto arrin deri në 42 mijë lekë në muaj për punonjës në Shkodër.

Të huajt kanë kosto shumë të lartë dhe nuk janë aq shumë produktivë, – shpjegoi ajo. Kompania “Tricot” merret kryesisht me shpërndarje porosish për fabrikat e tjera. Ajo ka edhe një linjë prodhimi veshjesh dhe ka bërë investime të mëdha në teknologji për të reduktuar nevojat për fuqi punëtore.

Disa prestari gjigante janë vënë në funksion të prerjeve precize. Makineritë kanë shmangur skarcot dhe kanë zëvendësuar fuqinë punëtore. Kompania ka investuar në një sistem teknologjik që mbikëqyr në kohë reale sasitë e prodhimit dhe problematikat në njësitë e prodhimit në Shkodër ku është shpërndarë puna.

Siç shihet edhe nga mjediset, “Tricot” ka mundur të rrisë produktivitetin me më pak punonjës, me një organizim më të mirë të punës në departamente, në teknologji, logjistikë dhe organizim.

Disa fabrika po zbatojnë aftësitë organizuese në burime njerëzore dhe në teknologji, si dhe modelin e biznesit për të përballuar hendekun që po krijon fuqia punëtore.

Znj. Laro, me fabrikën “ProDyn”, po kalon në ciklin e mbyllur të prodhimit, ndërkohë që ka investuar në teknologji. Një departament i përhershëm për burimet njerëzore funksionon për të rritur aftësitë e punonjësve. Fabrikat, sipas znj. Laro, kanë ende hapësira të përmirësojnë produktivitetin, para se të rekrutojnë punonjësit e huaj. Por në çdo rast, ajo tha se, në planet e saj nuk është sjellja e punonjësve të huaj për shkak të kostove.

Procesi i zëvendësimit, joefektiv në fat të shkurtër

Shqipëria është një treg i vogël për punë dhe për pasojë, kompanitë shqiptare përballen me kosto të larta të importit të punonjësve të huaj, pa pasur të sigurta përfitimet, – tha Erald Pashaj, Drejtor Ekzekutiv në “EPPC Albania & Kosova”, një nga kompanitë më të mëdha të konsulencës për burime njerëzore.

  1. Pashaj thotë se kostot aktuale që një firmë duhet të paguajë për një punonjës nga Nepali janë 1200 euro dhe më pas, një pagë neto 550 euro në muaj. Nëse një kompani paguan për 10 punonjës nga Nepali, 50% e tyre mund të jenë totalisht joproduktivë.

P.sh. në një kompani shqiptare që ka marrë me kontratë pesë nepalezë, dy prej tyre ishin shumë dembelë, dy afër normalitetit dhe një shumë i mirë. Por ndërkohë, marrja e tyre me paga shumë të larta largoi punonjësit shqiptarë që paguheshin më pak.

Produktiviteti i punonjësve nga vendet e Azisë mund të jetë i pranueshëm në rastet ku kompanitë marrin qindra punonjës.

P.sh. në Serbi dhe Hungari, që janë duke sjellë në tregun e punës punonjës nga Nepali, kanë kushte të përshtatshme, pasi ofrojnë pagë në mesataren e punonjësve vendas, teksa agjencitë kontraktojnë në mënyrë masive, duke ulur kostot për kompanitë, ndryshe nga Shqipëria, ku zakonisht kërkesat nga bizneset janë për nga 10 a 20 punonjës, tha z. Pashaj.

Sjellja e punonjësve të huaj me paga më të larta mund të shkatërrojë marrëdhëniet me vendasit, të cilat nuk paguhen më shumë se 300 euro.

Konflikti

Pashaj thotë se kostot aktuale që një firmë duhet të paguajë për një punonjës nga Nepali janë 1200 euro dhe më pas, një pagë neto 550 euro në muaj. Nëse një kompani paguan për 10 punonjës nga Nepali, 50% e tyre mund të jenë totalisht joproduktivë. P.sh. në një kompani shqiptare që ka marrë me kontratë pesë nepalezë, dy prej tyre ishin shumë dembelë, dy afër normalitetit dhe një shumë i mirë. Por ndërkohë, marrja e tyre me paga shumë të larta largoi punonjësit shqiptarë që paguheshin më pak.

Pagat në Nepal të ulëta, por punonjësit pa përvojë

Nepali është një vend në Azi, me popullsi 27 milionë banorë, prej të cilit bizneset shqiptare po planifikojnë të rekrutojnë punonjës. Paga minimale në Nepal para pandemisë, në vitin 2019, ishte 119 dollarë në muaj, ndërsa në Filipine, 141 dollarë në muaj, sipas të dhënave nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILOSTAT).

Fabrikat shqiptare po synojnë të sjellin punonjës nga Nepali, pasi, sipas tyre, pagat atje janë më të ulëta dhe ka një prirje më të madhe për të emigruar, edhe për arsyen se tërmetet shkatërrojnë herë pas here pasurinë e tyre.

Në vitin 2015, mijëra njerëz humbën jetën nga një tërmet i fortë, i cili shkatërroi një pjesë të madhe të ekonomisë. Mirëpo ekonomia e Nepalit dominohet nga bujqësia dhe 90% e njerëzve merren me bujqësi. Kjo përvojë e punonjësve nga Nepali nuk përputhet me nevojat e fabrikave shqiptare, të cilat do të përballen me kosto shtesë që kërkojnë trajnimin e tyre.

Ndryshe nga Nepali, Filipinet me një popullsi 107 milionë banorë është në një zhvillim më të shpejtë industrial. Paga minimale është 141 dollarë, por paga mesatare në vend ishte rreth 340 dollarë, sipas statistikave zyrtare.

Ekonomia e Filipineve ka kaluar nga një ekonomi e mbështetur në bujqësi në një ekonomi e përqendruar te shërbimet dhe prodhimi. Pagat në këtë vend po rriten, për shkak të transferimit të shërbimeve call center nga India dhe industrisë mbështetëse për pajisje nga Kina. Pagat po rriten mesatarisht 9% në vit dhe në një perspektivë të afërt dhe Shqipëria nuk do të jetë më një vend konkurrues.

Lejet e punës për punonjësit e huaj u rritën me 50% në vitin 2021

Vitin e kaluar, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) ka lëshuar 5034 leje pune për shtetasit e huaj. Ky numër ishte 50% më i lartë se në vitin 2020 dhe 31% më i lartë se para pandemisë (2019).

Shoqatat e biznesit pohojnë se ky numër do të jetë shumë më i lartë këtë vit. Vetëm fabrikat e fasonit të veshjeve dhe këpucëve kërkojnë se paku 20 mijë punonjës shtesë për të plotësuar mungesat në staf. Në njëjtën situatë janë edhe njësitë e shërbimit, sidomos njësitë hoteliere, të cilat po punësojnë staf të huaj, për të plotësuar nevojat në rritje nga zgjerimi i sektorit të turizmit.

Para pandemisë, Agjencia Kombëtare e Punësimit ka lëshuar rreth 3 mijë leje në vit. Ardhja e punonjësve është nxitur fillimisht nga investimet e huaja. P.sh. investimet në projektin TAP në HEC-et sollën shumë punonjës nga Europa dhe sidomos nga Turqia. Mirëpo tani kur emigracioni po shteron me shpejtësi fuqinë punëtore në vend, punonjësit e huaj po kontraktohen nga kompanitë shqiptare.

Zyrat shtetërore të punës pohojnë se numri i të huajve që imigrojnë drejt Shqipërisë për motive punësimi është në rritje të vazhdueshme. Sipas legjislacionit shqiptar lëshohen 16 tipe leje pune për kategori të ndryshme për Punëmarrës.

Tipi

Punëmarrës;

Punonjës stinorë;

Punonjës i transferuar brenda ndërmarrjes;

Për student;

Punonjës ndërkufitarë;

Formim profesional;

Shërbim vullnetar;

Anëtar i familjes;

Punonjës me kualifikim të lartë;

Për sportist;

Punonjës shtëpiak;

Për raste të veçanta;

Shërbime kontraktuese;

Punëdhënës;

Investitor dhe të Vetëpunësuar;

Leja e Përhershme kur kanë plotësuar kriteret.

Për vitin 2021, pjesa më e madhe e Lejeve dhe Vërtetimeve (rreth 43%) janë në rajonin e Tiranës, 13% jepen nga Drejtoria e Përgjithshme e AKPA, 13% nga Rajoni i Lezhës dhe 13% nga Rajoni i Durrësit.

16% të lejeve të lëshuara për punë në vitin 2021 ishin për shtetas turq, të cilët u aktivizuan në projektet rindërtimit, 12% egjiptianë, 5% filipinas, 5% indianë dhe 51% ishin nga shtete të përcaktuara./RevistaMonitor

Të lidhura

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë
Aktualitet

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij...

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit
Aktualitet

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vazhduar edhe gjatë këtij procesi zgjedhor, por në...

16:09 09/05/2025
Para
Shqetësimet e BE për aeroportin e Vlorës, Zhupa: Të ndalen punimet në lagunën Vjosë-Nartë

Shqetësimet e BE për aeroportin e Vlorës, Zhupa: Të ndalen punimet në lagunën Vjosë-Nartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

15:44 09/05/2025
Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

15:17 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.