Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nju Jork, ku kanë vdekur dy të rinj shqiptar, bashkëshortë mes tyre, në një tragjedi që është në kufijtë e të pabesueshmes.
Florind Belliu ishte 35 vjeç, ndërsa Ornela 28, ndërkohë që sipas mediave amerikane burri ka shtyrë gruan nga kati i gjashtë dhe më pas është hedhur edhe vetë.
Ajo që e bën edhe më shokuese ngjarjen është fakti se 28-vjeçarja ishte shtatzënë.
Në Amerikë bashkë me familjen ishte edhe mamaja e Florindi, së bashku me motrën, të cilat janë parë të shkatërruara në vendin e ngjarjes, pasi kanë marrë vesh për tragjedionë. Belliu ka qenë aktor në Shqipëri, para se të ikte në Neë York.
Dëshmitarë në vendngjarje tregojnë se kanë dëgjuar zhurmë të madhe dhe janë shokuar kur kanë parë dy trupat e vdekur në vend.
Një prej dëshmitarëve shprehet:
Është e trishtueshme… po mendoj për fëmijët e tyre. U dëgjua si një copë e madhe çeliku … që përplasej në tokë. Pastaj u dëgjua një fëmijë duke bërtitur: ‘Mami, Mami”.
Mësohet se çifti la pas dy fëmijë të mitur 2 dhe 6 vjeç. Ata prej vitesh ishin shpërngulur në Nju Jork për një jetë më të mirë, ndërkohë që nuk dihet ende shkaku që ka çuar 35-vjeçarin shqiptar që të ndërmarr këtë akt kaq ekstrem, për gruan dhe veten e tij./CNN