Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

DW: “Po” Ukrainës, por BE nuk është e aftë aktualisht për zgjerim

08:30 18/06/2022
Reading Time: 3 min lexim

Komisioni Evropian u ngrit mbi veten, i la dyshimet mënjanë, edhe ato të justifikuara dhe do t’i hapë Ukrainës derën për një anëtarësim të mëvonshëm. Në situatën aktuale kjo është e vetmja gjë e duhur, ai vepron politikisht, tregon përgjegjësinë europiane dhe nuk i ikën një pozicionimi të qartë.Që do të thotë: ne e duam Ukrainën pjesë të bashkësisë sonë.

Brukseli dërgon me rekomandimin një sinjal të qartë në drejtim të Moskës, dhe një mesazh haptas kundër revizionizmit historik të Putinit. Lordi i luftës ia heq të drejtën e ekzistencës Ukrainës si shtet dhe dëshiron ta bëjë atë pjesë të një perandorie të madhe fantaste. Nëse BE nuk do ta hapte derën, për sunduesin në Kremlin ky do të ishte një triumf sipas devizës: Shikoni, perëndimi nuk ju do. E për këtë arsye ju jeni pjesë e jona.

Edhe më i rëndësishëm sinjali është për Kievin

Parë nga ana gjeopolitike, me vështrim nga e ardhmja e Europës, dhe një rendi botëror pak a shumë të bazuar në rregulla, KE nuk mund të vendoste ndryshe. Mbetet të shpresohet, se grindjet e disa vendeve anëtare nuk e shkatërrojnë imazhin e unitetit. Deri në samitin pas një jave, Austria ka kohë të verifikojë prioritetet e saj dhe të lerë mënjanë dyshimet bazë për anëtarësime të tjera. Frika për kostot e efekte të tjera këtë moment duhet të kalojë në rang të dytë.

Në këtë situatë të rëndë, Ukraina dhe qytetarët e saj kanë nevojë për çfarëdolloj mbështetjeje. Këtu bëjnë pjesë armët, fondet, ndihma humanitare dhe mbështetja politike. Ftesa për në BE është sinjali më i rëndësishëm për njerëzit që luftojnë. Në luftimet në Maidan në dimrin 2013/2014 demonstruesit u mbuluan me flamuj blu të BE kundër qeverisë proruse të atëhershme. Shpresa për të hyrë në Europë, edhe pse është një rrugë e gjatë është motivim për shumë nga ata që i dalin ballë fushatës shkatërruese të Putinit që prej më shumë se tre muaj.

Edhe për presidentin Zelensky ky është një sinjal i rëndësishëm nga Brukseli. Ai u ka premtuar shumë qytetarëve të tij, dhe ata duhet të durojnë shumë duke kaluar nëpër udhën e përgjakshme dhe me lotë. Të paktën ai mund t’u ofrojë këtë, premtimin për një perspektivë të vërtetë europiane. Gjithçka tjetër do të kishte qenë katastrofë politike.

Ende ka kohë për reforma të brendshme

Sinjalet që dalin prej rekomandimit të Komisionit, duhet fillimisht të merren seriozisht brenda BE. Në komentet ndërkombëtare, që lëvdojnë vendimin e Brukselit, reformat e nevojshme të BE përmenden vetëm shkarazi.

Por pikërisht këtu qëndron problemi në procesin e reformimit të shtyrë prej kohësh. BE nuk është në gjendje të pranojë Ukrainën ashtu si është e formësuar tani. Shumë procese vendimarrjeje janë bllokuar, prandaj duhet që më në fund të hiqet koncepti i vendimit unanim në çështje pafund. Kjo është urgjente, sepse pikërisht tani dështoi një direktivë për një tatim minimal të koncerneve ndërkombëtare, këtë herë për shkak të pretendimit hungarez.

Emmanuel Macron si reformator?

Pa marrë parasysh që bllokuesit, antidemokratit dhe mikut të Putinit, Viktor Orban duhej që t’i hiqej e drejta e votës dhe të kalohej në bankinën e rezervës, edhe qeveria në Poloni duhet të mendohet, kush dhe çfarë do të jetë: Shantazhuese në këshillat ministerialë të BE apo luftëtare për mbështetjen e Ukrainës dhe anëtarësimit të mëvonshëm të saj.

Një nga figurat e njohura në BE duhet tani të marrë në dorë procesin e vonuar të reformimit. Për fat të keq Berlini duket në këtë pikë sikur është përshëndetur, mbetet vetëm presidenti francez. Nëse Emmanuel Macron nuk duhet të luftojë në politikën e brendshme, mundet që një pjesë të angazhimit të tij t’ia kushtojë reformimit të brendshëm të Europës. Ai e di më mirë se çdokush tjetër: Europa nuk mund të mbetet kështu siç është, nëse do të ketë një të ardhme, për disa vite edhe me Ukrainën./DW

Të tjera

Tragjedi në Francë: Vajza 12-vjeçare vritet mizorisht, babai vdes nga dhimbja dhe lë një letër prekëse për të bijën
Bota

Tragjedi në Francë: Vajza 12-vjeçare vritet mizorisht, babai vdes nga dhimbja dhe lë një letër prekëse për të bijën

Rasti tronditës i 12-vjeçares franceze, Lola Davier, e cila u vra brutalisht në Paris në vitin 2022, vijon të zgjojë...

13:51 25/10/2025
Policia turke bastis live televizionin opozitar, arrestohet drejtori i lajmeve
Bota

Policia turke bastis live televizionin opozitar, arrestohet drejtori i lajmeve

Një ngjarje e paprecedentë ndodhi në Turqi të premten në mëngjes, kur policia bastisi zyrat e televizionit opozitar TELE1 dhe...

15:42 24/10/2025
Para
Vrasja e Lulash Qepurit në Shkodër, Policia i gjen bllokun ku shënonte borxhet (Detaje)

Vrasja e Lulash Qepurit në Shkodër, Policia i gjen bllokun ku shënonte borxhet (Detaje)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Federata shqiptare pezullon volejbollisten braziliane të Dinamos, kërkohet testi i gjinisë

Federata shqiptare pezullon volejbollisten braziliane të Dinamos, kërkohet testi i gjinisë

16:07 25/10/2025
Lamtumirë ora verore, mirësevjen ora diellore! Sonte akrepat kthehen një orë pas

Lamtumirë ora verore, mirësevjen ora diellore! Sonte akrepat kthehen një orë pas

14:02 25/10/2025
Tragjedi në Francë: Vajza 12-vjeçare vritet mizorisht, babai vdes nga dhimbja dhe lë një letër prekëse për të bijën

Tragjedi në Francë: Vajza 12-vjeçare vritet mizorisht, babai vdes nga dhimbja dhe lë një letër prekëse për të bijën

13:51 25/10/2025
Gardiani që ruan xhepat e oligarkëve: Denar Biba kërkon të “përgjojë” telefonat për konkurrencë të ndershme

Gardiani që ruan xhepat e oligarkëve: Denar Biba kërkon të “përgjojë” telefonat për konkurrencë të ndershme

16:32 24/10/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.