Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pas tragjedisë së Teksasit, 10-vjeçari shkakton panik. Rrengu i hidhur që ngriti policinë “më këmbë”

19:11 30/05/2022
Reading Time: 3 min lexim

Policia në shtetin e Floridas, ka arrestuar një 10 vjeçar, pasi dyshohet se dërgoi disa mesazhe me anë të cilave kërcënoi se do të krijonte një masakër. 10 -vjeçari paralajmëroi se do të qëllonte me armë në shkollën e tij, në një skenar që Teksasi e përjetoi vetëm pak ditë më parë.

Daniel Issac Marquez, nxënësi i klasës së pestë po përballet me akuzat për një kërcënim me shkrim për të kryer një vrasje masive në Shkollën Fillore Patriot në Cape Coral.

Kjo është hera e dytë brenda një jave që komuniteti i Kepit të Koralit tronditej nga kërcënimi i dhunës ndaj një shkolle.

Tracy Carter tha të enjten se do të shkonte në një festë diplomimi të shkollës së mesme në zonë me një bombë të lidhur në trup.

Të dy kërcënimet vijnë pas ngjarjes së Teksasit, ku sulmi me armë i një adoleshenti, solli 21 viktima, 19 nxënës dhe 2 mësues.

“Sjellja e këtij studenti është e pështirë, aq më tepër pas tragjedisë së fundit në Uvalde, Teksas. Të sigurohemi që fëmijët tanë të jenë të sigurt është thelbësore. Do të kemi rend dhe ligj në shkollat tona! Ekipi im nuk hezitoi asnjë sekondë… As edhe sekondë, për të hetuar këtë kërcënim. Pasojat për të do të jenë reale. Do të ketë ligj dhe rend”, është shprehur Sherifi Carmine Marceno

Incidenti tronditës po hetohet nga Ekipi i Zbatimit të Kërcënimeve të Shkollës dhe Divizioni i Hetimeve Kriminale të Shërbimeve Rinore.

“Tani nuk është koha për të vepruar si një delikuent i vogël. Nuk është për të qeshur. Ky fëmijë bëri një kërcënim të rremë dhe tani po përjeton pasoja reale”, shtoi sherifi.

Dy ditë pas sulmit në shkollën fillore Robb, Sherif Marceno ishte i drejtpërdrejtë në reagimin e tij duke u thënë mediave: “Ju nuk mund të qëlloni fëmijët tanë. Ju sillni forcë vdekjeprurëse në këtë vend, ne do t’ju eliminojmë”.

Sherifi falënderoi Guvernatorin e Floridës Ron DeSantis që i dha zbatimit të ligjit në shtet ‘mjetet’ për t’i mbajtur fëmijët të sigurt dhe për të ruajtur ligjin dhe rendin.

Sa i përket rastit të një gruaje që kërcënoi me sulm me bombë në një festë diplomimi të shkollës së mesme, sipas Departamentit të Policisë Cape Coral, Carter ishte e mërzitur që fëmija i saj nuk ishte në gjendje të diplomohej ose të merrte pjesë në maturën për shkak të çështjeve disiplinore.

Carter tha se ajo do të ndihej keq për fëmijët që do të trembte, por ajo me të vërtetë kishte nevojë që zëri i saj të dëgjohej. Ajo deklaroi se nuk kishte në plan të lëndonte askënd.

Gruaja shtoi se ajo donte të imitonte filmin e Denzel Washington ‘John Q’, për një baba që mban peng një dhomë urgjence spitali për të siguruar një operacion shpëtimi për fëmijën e tij.

Lojtës Videosh

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Zyrtare: Irani tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 pas tensioneve politike
Bota

Zyrtare: Irani tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 pas tensioneve politike

Kombëtarja e Iranit është tërhequr zyrtarisht nga pjesëmarrja në Kupën e Botës 2026, turne që do të zhvillohet në SHBA,...

15:37 11/03/2026
Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë
Bota

Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë

Situata mes Pakistanit dhe Afganistanit ka hyrë në një fazë të rrezikshme përshkallëzimi, pasi qeveria pakistaneze shpalli “luftë të hapur”...

10:39 27/02/2026
Para
Covid-19 në vend, MSH bën bilancin e infektimeve gjatë 24 orëve të fundit

Covid-19 në vend, MSH bën bilancin e infektimeve gjatë 24 orëve të fundit

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English