Problemet e sistemit shëndetësor në vend, të gjithë i dimë shumë mirë, por tashmë na i tregoi edhe bota. Edhe pse shpesh herë një fushë e propaganduar nga qeveria shqiptare, realisht shëndetësia në vend është në një gjendje të mjerueshme, ku qytetarët ndeshen çdo ditë me mungesë të theksuar shërbimi dhe infrastrukture.
Ton Daans, këshilltar ndërkombëtar në fushën e riedukimit i ka drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama ku evidenton problematikat alarmante të sistemit shëndetësor në Shqipëri. Ai e konsideron draamtike përvojën me spitalet shqiptare, ndërsa liston shqetësimet e tij lidhur me këtë çështje.
Mungesën e njohjes së gjuhës angleze nga mjekët, ai e konsideron një pengesë të vërtetë në marrjen e shërbimit, ndërsa shton se mungonin edhe gjërat bazike si letrat higjenike për pacientët dhe uji i pijshëm. Gjithashtu holandezi thekson se në departamentin e urgjencës mungonin pajisjet kompjuterike, ndërsa në departamentin e radiologjisë mjekët përdorën një aparat me rreze X, që dukej të ishte blerë shumë dekada më parë. Këto shqetësime reale hedhin tregojnë “fytyrën” e vërtetë të sistemit shëndetësor në Shqipëri dhe hedhin poshtë fasadat e qeverisë përpara ndërkombëtarëve.
Ish-këshilltari shkruan:
I dashur zoti Edi Rama,
Emri im është Ton Daans. Jam një shtetas holandez, ish drejtor burgu në pension dhe që nga viti 2017, ndër vende të tjera kam ardhur edhe në Shqipëri, si ekspert jorezident në fushën e riedukimit. Kam qenë i përfshirë në disa projekte dhe, në vitet 2018, 2019 dhe 2020, kam qenë ‘këshilltar personal ndërkombëtar për burgjet’ i ministrit shqiptar të Drejtësisë.
Kjo letër nuk ka të bëjë me mua, por po përdor një ngjarje (të rëndë) private që më ka ndodhur së fundmi për t’ju drejtuar shqetësimet e mia, jo përsa i përket gjendjes së burgjeve, por gjendjes së sistemit shëndetësor në vendin tuaj.
Dua të ndaj përvojën tim dramatike me ju. Gjithashtu, dëshiroj ta ndaj atë me ministrin shqiptar të shëndetësisë, me ambasadorin holandez në Shqipëri, kryesuesin e delegacionit të Bashkimit Evropian, komisionin parlamentar shqiptar për kujdesin shëndetësor, partinë shqiptare në pushtet, opozitën politike, shoqërinë civile shqiptare si dhe me disa media shqiptare.
Së pari, dëshiroj t’ju paraqes disa fakte (klinike) dhe disa vërejtje personale:
1) Gjatë vizitës time në spital takova shumë infermierë dhe disa mjekë. Vetëm njëri mjek (kirurg i përgjithshëm) e kuptonte mirë gjuhën angleze. Nëse nuk do të isha i shoqëruar nga miku im personal shqiptar, çdo bisedë normale me personelin mjekësor në këtë spital universitar do të ishte e pamundur për shkak të pengesës së dukshme gjuhësore;
2) Në departamentin e urgjencës që vizitova nuk kishte pajisje kompjuterike dhe informacionet rreth meje, si lëndimet etj. u shkruan me dorë në ca blloqe të mëdhenj;
3) Nuk kishte letër higjienike për pacientët, si dhe nuk kishte ujë të pijshëm;
4) Në banjë nuk kishte ujë në rezervuarin e ËC-së;
5) Gjatë trajtimit tim privatësia ime (si pacient) nuk u respektua absolutisht;
6) Në departamentin e radiologjisë ata përdorën një aparat me rreze X, që dukej të ishte blerë shumë dekada më parë;