Skip to content
Bota

OKB pezullon Rusinë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut

· 2 min lexim

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara sapo ka votuar për të pezulluar Rusinë nga Këshilli i saj për të Drejtat e Njeriut gjatë një sesioni në Nju Jork.

Ai pason akuzat për krime lufte nga trupat e Kremlinit në Ukrainë.

Përpara se të hidheshin votat, ambasadori i Ukrainës në OKB Sergiy Kyslytsya akuzoi Rusinë për abuzime “të tmerrshme” – duke ngritur çështjen e vrasjeve të dyshuara të civilëve në qytetin e Bucha.

Përfaqësuesi i Rusisë, Genadi Kuzmin, e dënoi votimin dhe kombet e tjera, përfshirë Korenë e Veriut dhe Sirinë, u mblodhën pas tij.

Nëntëdhjetë e tre vende votuan pro lëvizjes, 24 kundër dhe 58 abstenuan. Ndër vendet që mbështetën pezullimin ishin SHBA, vendet e BE-së, Britania e Madhe dhe natyrisht vetë Ukraina. Kina, Siria dhe Bjellorusia ishin mes atyre që votuan kundër mocionit, shkruan BBC.

Dhe India, Egjipti dhe Afrika e Jugut ishin midis kombeve që abstenuan.

Kujtojmë se Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina nuk ka kërcënuar asnjëherë sigurinë e Federatës Ruse dhe i bëri thirrje opinionit botëror që të ndalin luftën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një video-mesazh drejtuar popullit i cili u publikua nga llogaritë e medias sociale në ditën e 30 të luftës që Rusia filloi ndaj Ukrainës, presidenti Zelensky tha se kanë lënë pas një muaj në luftën që Federata e Rusisë ka hapur në mënyrë të pamëshirshme ndaj Ukrainës.

“Ukraina nuk ka kërcënuar asnjëherë sigurinë e Federatës Ruse. Madje, tani po bëjmë çdo gjë për të risjellë paqen për popullin tonë në territoret tona dhe jo në territoret tuaja”, tha Zelensky.