Skip to content
Bota

OKB: Pushtimi i Ukrainës do të shkaktojë krizë ushqimore në Lindjen e Mesme dhe Afrikë

· 2 min lexim

Pushtimi rus i Ukrainës mund të shkaktojë një krizë ushqimore në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. CNN shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ku tha se vendet që varen nga importet e grurit ukrainas dhe rus do të përballen me mungesa.

“Çmimet e ushqimit, karburantit dhe plehrave po rriten në qiell, zinxhirët e furnizimit po ndërpriten. E gjithë kjo po godet më së shumti më të varfërit dhe po mbjell farën e paqëndrueshmërisë politike dhe trazirave në mbarë globin,” tha Guterres.

Guterres përmendi Egjiptin, Libanin, Libinë, Somalinë, Sudanin dhe Jemenin si kombe që importojnë të paktën gjysmën e grurit të tyre nga Ukraina ose Rusia. Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka shkaktuar tashmë një rritje të çmimeve të grurit, duke shtuar inflacionin në çmimet e ushqimeve. Kontratat e së ardhmes së grurit në fillim të marsit ishin në nivelin më të lartë që nga viti 2008. Rusia dhe Ukraina së bashku përbëjnë 14% të të gjithë prodhimit global të grurit dhe 29% të të gjitha eksporteve të grurit.

Kujtojmë se humbjet e drejtpërdrejta nga lufta, duke përfshirë humbjen e pajisjeve ushtarake dhe personelit, i kushtuan Rusisë rreth 7 miliardë dollarë në 5 ditët e para, thuhet në studim.

Në hulumtimin ku thuhet se ka 4,2 miliardë dollarë humbje pajisjesh, parashikohet se vetëm humbjet e jetëve do të shkaktojnë një humbje prej 2,7 miliardë dollarësh në PBB gjatë 40 viteve të ardhshme.

Përveç kësaj, studiuesit deklaruan se shkalla e mobilizimit, duke përfshirë logjistikën, personelin, municionet, karburantin, lëshimin e raketave, do të kushtojë më shumë para çdo ditë, dhe theksuan se teksa rritet shkalla e pushtimit, kostoja ditore e luftës për Rusinë mund të kalojë 20 miliardë dollarë./CNN