Kryetari i Rinisë së Social Demokratëve të Ulqinit dhe kandidat për këshilltar në listën e koalicionit ” Fillim i Ri “,Arbër Haxhibrahimi, gjithashtu ish-student në Tiranë për administrim biznesi, ka shprehur nevojën që ky koalicion do të angazhohet që Ulqini të ketë një fushë të re futbolli dhe një pishinë të mbyllur, e cila me ndihmën e pushtetit shtetëror duhet të jetë një nga prioritetet kryesore sa i përket sportit dhe rinisë.
“Është e trishtueshme që të rinjtë në Ulqin nuk kanë ku të shkojnë për të luajtur një lojë futbolli. Ulqini nuk është një qytet i vogël, një numër i madh i të rinjve jetojnë në Ulqin dhe ata meritojnë të kenë infrastrukturë adekuate për sport. Ne si pushtet i ardhshëm lokal do të bëjmë gjithçka që kemi për t’i dhënë Ulqinit një fushë të re futbolli”, thotë Haxhibrahimi.
Nga kërkesa e Haxhibrahimit për të cilën shpresohet të realizohet vihet re një frymë e re pozitive e të rinjve shqiptarë jo vetëm për shqiptarët e Malit të Zi por për të gjithë shqiptarët në trojet tona.
Gjithashtu Haxhibrahimi ka thënë se është e papranueshme që Ulqini të mos ketë një pishinë të mbyllur, e cila mbi të gjitha mund të përdoret nga qytetarët, por që mund të shërbejë edhe për zhvillimin e sportit për të cilin është ekzistimi i një pishine të mbyllur parakushtet si për sportin e vaterpolit ashtu edhe për atë të notit . “Ulqini ka një numër të madh të talenteve të cilët fatkeqësisht nuk kanë ku të avancohen. Prandaj, që të rinjtë tanë të mos lëshojnë vendin për të realizuar ëndrrat e tyre, apo që ëndrrat e tyre, në mungesë të fondeve për të shkuar jashtë vendit, të mos mbeten të parealizuara, ne do të përpiqemi që qyteti ynë të ketë një pishinë të mbyllur”, tha Haxhibrahimi.
“Dëshirojmë që të rinjtë të qëndrojnë në Ulqin dhe të kenë mundësi më të mëdha këtu për të kaluar kohën e lirë. Ne dëshirojmë që të jetë një mënyrë jetese e shëndetshme – në pishinë të mbyllur, në terren sportiv, në kinema.
Të rinjtë janë segmenti më i rëndësishëm i çdo shoqërie dhe mendoj se kështu duhet të jetë edhe në Ulqin”, përfundon Haxhibrahimi.
Ky projekt që mund të realizohet është një shpresë edhe për Maqedoninë e Veriut dhe jo vetëm që të ketë të tilla zhvillime pozitive duke qenë se ka një numër të konsiderueshëm me shqiptarë të cilët janë të apasionuar pas sportit dhe kanë nevojë për kushtet e nevojshme.