Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kosova solidarizohet me Ukrainën, Osmani: Kërkojmë përgjegjësi për krimet që po kryhen

19:28 07/03/2022
Reading Time: 2 min lexim

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës, diplomatë të huaj dhe qytetarë. morën pjesë në një protestë në sheshin qendror të Prishtinës, për t’u solidarizuar me Ukrainën, që po përballet me agresionin rus që nga 24 shkurti. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pamjet e luftës në Ukrainë nuk janë të panjohura për Kosovën dhe ato rikthejnë kujtimet e plagëve të luftës së vitit 1999.

“Prandaj edhe i jemi bashkuar botës demokratike, u jemi bashkuar aleatëve tanë, jo vetëm për ta dënuar agresionin rus mbi Ukrainën, por në të njëjtën kohë për të kërkuar përgjegjësi për krimet që po i kryen krimineli i luftës, diktatori Putin. Do të qëndrojmë të bashkuar, do të bashkojmë zërat dhe veprimet tona sikur kemi bërë deri tani dhe jam e bindur që sikur në rastin e Kosovës në vitin 1999, edhe tani në Ukrainë në vitin 2022, do të triumfojë liria dhe demokracia”, tha zonja Osmani.

“Ndaloni Putinin, ndaloni luftën”, “Paqe për Ukrainën” dhe “Bota ka parë mjaftueshëm luftëra”, ishin disa prej pankartave që mbanin në duar pjesëmarrësit e kësaj proteste të organizuar nga disa organizata të shoqërisë civile në Kosovë.

Dajana Berisha, drejtoreshë ekzekutive e Forumit për Iniciativa Qytetare, tha se protesta është organizuar për të treguar se populli i Kosovës qëndron pranë popullit të Ukrainës, në këto kohë të vështira.

“Ne jemi sot këtu që nëpërmjet një gjesti simbolik qytetar të shprehim mbështetjen dhe solidaritetin e Kosovës në rrafshin njerëzor, institucional e të organizatave joqeveritare me popullin e Ukrainës. Jemi këtu për të përcaktuar pozicionin tonë me vlerat perëndimore, në momente mjaft të vështira që po i kalon si rrjedhojë e invazionit dhe agresionit të Federatës Ruse”, tha ajo.

Parlamenti i Kosovës javën që shkoi përmes një rezolute më të cilën dënoi agresionin rus, i bëri thirrje qeverisë që të ofrojë strehim për rreth 5 mijë refugjatë ukrainas. Presidentja Osmani ritheksoi gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për t’u dalë në ndihmë ukrainasve që kanë nevojë.

“Gjithçka që është në dorën tonë e kemi bërë dhe do të vazhdojmë të bëjmë edhe më tutje brenda kapaciteteve që një shtet i vogël si Kosova i ka. Por, të jemi të qartë që është shumë me rëndësi që zëri ynë të dëgjohet në çdo kënd të botës se çfarë ndodhë kur ledhatohen diktatorët dhe se sa e rëndësishme është ndihma e aleatëve tanë perëndimorë dhe shteteve të tjera paqedashëse në raport me popullin e Ukrainës, që tani po bombardohet nga ana e Rusisë”, tha zonja Osmani.

Udhëheqësit e institucioneve dhe partive politike në Kosovë, e kanë dënuar sulmin dhe janë zotuar për bashkërendim me veprimet e aleatëve perëndimorë dhe qeveria u është bashkuar sanksioneve amerikane dhe evropiane kundër Rusisë./VOA

Të tjera

Zjarret në Gramsh vazhdojnë të përpijnë masivet pyjore
Bota

Zjarret në Gramsh vazhdojnë të përpijnë masivet pyjore

Gramshi vazhdon të përballet me një krizë të rëndë për shkak të zjarreve që kanë shkrumbuar fshatra të tëra dhe...

10:00 13/08/2025
Gazë nën bombardime izraelite, aleatët ndërkombëtarë kërkojnë veprime ndaj urisë
Bota

Gazë nën bombardime izraelite, aleatët ndërkombëtarë kërkojnë veprime ndaj urisë

Agjencia civile e drejtuar nga Hamasi ka njoftuar se qyteti i Gazës po sulmohet intensivisht nga ajri, ndërsa forcat izraelite...

09:47 13/08/2025
Para
Përfundon raundi i tretë i bisedimeve Rusi-Ukrainë, çfarë u vendos

Përfundon raundi i tretë i bisedimeve Rusi-Ukrainë, çfarë u vendos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Xhaxhai pastroi thikën, babai e fshehu”/ Roli i familjarëve të Enedio Gurit në vrasjen e 14-vjeçarit në Maliq

“Xhaxhai pastroi thikën, babai e fshehu”/ Roli i familjarëve të Enedio Gurit në vrasjen e 14-vjeçarit në Maliq

12:36 15/08/2025
“Follow the money, follow the fire”

“Follow the money, follow the fire”

11:02 15/08/2025
Formula 1 si mjet për të manipuluar perceptimet e brendshme dhe globale të Shqipërisë Europiane

Formula 1 si mjet për të manipuluar perceptimet e brendshme dhe globale të Shqipërisë Europiane

10:45 15/08/2025
Horoskopi sot, 13 shkurt 2023

Horoskopi ditor: 15 gusht 2025

08:51 15/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.