Ditën e sotme pas sulmit në centralin bërthamor Zaporizhzhia ka pasur reagime të shumta, një ndër to është edhe reagimi i Senatorit amerikan, Lindsey Graham, i cili ka thënë se thënë se mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, është që të vritet presidenti Vladimir Putin.
“E vetmja mënyrë për ti dhënë fund luftës në Rusi është që dikush të vrasë Putin. Ju do t’i bënit vendit tuaj dhe botës një nder shumë të madh.”
Sipas tij, të vetmit njerëz që mund ta bëjnë këtë janë populli rus.
“Sigurisht është e lehtë për t’u thënë, por e vështirë për t’u bërë. Nëse nuk doni të jetoni në errësirë për pjesën e mbetur të jetës tuaj, të jeni të izoluar nga pjesa tjetër e botës. Në varfëri të tmerrshme dhe të jetoni në errësirë, ju duhet të veproni tani”.
Graham shërbeu për më shumë se tre dekada si avokat në Forcat Ajrore të SHBA-së. Ai cilësohet një person me ndikim i Partisë Republikane për çështjet ushtarake dhe të politikës së jashtme.
Kujtojmë se zjarri në objekt shpërtheu në orët e para të mëngjesit dhe është shuar pa shkaktuar viktima, sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës.
“Armiku nuk shqetësohet për sigurinë bërthamore dhe rrezatuese,” tha Galushchenko, sipas deklaratës. Ai shtoi se Rusia ishte “indiferente ndaj jetëve njerëzore të ukrainasve, evropianëve dhe qytetarëve të tyre”.
“Ne jemi përpjekur t’ia përcjellim këtë mesazh Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për disa ditë. Ne kërkuam ndërhyrjen e kësaj organizate ndërkombëtare dhe vendime të ashpra në lidhje me agresorin. Por ata nuk kanë shkuar ende atje,” tha Galushchenko.