Ditën e sotme Ministri i Brendshëm ukrainas Denys Monastyrskyy në një prononcim për BBC është shprehur se duhet të përgatitemi për çdo skenar.
I pyetur nëse vendi po përgatitej për një sulm më të fuqishëm rus në Ukrainë, duke përfshirë në Kiev dhe qytete të tjera, ai tha:
“Presidenti çdo ditë më pyet, çdo ditë ne bashkërendojmë përpjekjet tona për situatën dhe atë që po ndodh dhe çdo ditë përgjigjemi se situata është e rëndë, por e qëndrueshme. Po, me të vërtetë, armiku çdo ditë dërgon gjithnjë e më shumë forca. Por forcat tona të armatosura të lavdishme në thelb po shkatërrojnë gjithçka që mbërrin në Kiev. Unë e kuptoj se çdo ditë ne po përgatitemi për çdo skenar, përfshirë në Kiev. Ai përfshin mbrojtjen territoriale, forcat e armatosura, Gardën Kombëtare, policinë kombëtare, shërbimin e sigurisë dhe Drejtorinë e Inteligjencës Ushtarake të ministrisë së mbrojtjes. Ne po krijojmë grupe të lëvizshme për të kërkuar dhe për të kapur diversantë. Ne kemi deri në 100 grupe të tilla aktive në Kiev, në varësi të orës së ditës. Ju mund të dëgjoni të shtëna armësh në qytet. Shumë njerëz janë kapur, specialistët tanë janë duke punuar me ta. Ne e kuptojmë që ne e kemi qartë në kontroll situatën në qytet në përgjithësi, por ka shumë çështje që vendosen çdo orë apo edhe çdo minutë.