Rusia ka hapur zyrtarisht tashmë luftën kundrejt Ukrainës.
Situata paraqitet alarmate në Ukrainë ndërsa pasojat e silmit të Rusisë nuk mbeten vetëm brenda shtetit të Ukrainës. Çmimi i naftës dhe i gazit janë ndër sinjalet e para që i erdhën Shqipërisë si pasojëe luftës Rusi-Ukrainë.duke qënë se Rusia është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të naftës dhe gazit natyror. Rusia është ofruesi më i madh i gazit natyror në Evropë, duke siguruar rreth 35% të furnizimit të saj.
“Rusia është prodhuesi i tretë më i madh i naftës dhe eksportuesi i dytë më i madh i naftës. Duke pasur parasysh inventarët e ulët dhe pakësimin e kapaciteteve rezervë, tregu i naftës nuk mund të përballojë ndërprerje të mëdha të furnizimit,” tha analisti i UBS, Giovanni Staunovo.
Çmimet e naftës u rritën në mënyrë alarmanteditë e sotme në bursat ndërkombëtare. Treguesi referencë i naftës europiane Brent shkoi mbi 105 dollarë për fuçi për herë të parë që nga viti 2014, pasi sulmi rus ndaj Ukrainës përkeqësoi shqetësimet për ndërprerjet e furnizimit global me energji, shkruan Monitor.
Nafta e papërpunuar Brent u rrit 8,24 dollarë, ose 8,5%, në 105,08 dollarë për fuçi. Nafta e papërpunuar referencë e Teksasit Perëndimor (ËTI) u rrit me 7,78 dollarë, ose 8,5%, në 99,88 dollarë.
Brent dhe WTI arritën nivelet më të larta që nga gushti dhe korriku 2014 përkatësisht.
Furnizimet globale të naftës mbeten të kufizuara ndërkohë që kërkesa po rimëkëmbet nga nivelet më të ulëta të pandemisë, shkruan Reuters.
Sipas ekspertëve Brent ka të ngjarë të qëndrojë mbi 100 dollarë për fuçi derisa të bëhen të disponueshme nga OPEC furnizimet e rëndësishme alternative, si shist argjilor amerikan ose Irani, për shembull.