Ditwn e sotme partia Demokratike në bashkëpunim me Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), do të zhvillojë një takim me ekspertët për Reformën Territoriale. Gjatë fjalës së tij, profesori dhe zëvendësdekani i Universitetit “Luarasi” Mateo Spaho prezantoi projektin i cili ka si synim të evidentojë në 5 Qarqe të Shqipërisë rastet në të cilat komunitetet paguajnë shërbime që nuk marrin, raste kur janë të disponueshëm të paguajnë shërbime që nuk marrin, kur marrin shërbime të pa kërkuara dhe të pa dobishme, kur nuk dëgjohen në kërkesat e tyre. Duke u bazuar në intervistat e marra në terren, ku për qarkun Tiranë 60% e të pyeturve kanë vlerësuar negativisht veprimtarinë e mirëmbajtjes dhe ndërtimit të Bashkisë Tiranë, Spaho tha se reforimimi i kufijve administrativë është i domosdoshëm.
PJESË NGA FJALA E PLOTË:
MISIONI DHE ROLI I PROJEKTIT
Të evidentojë në 5 Qarqe të Shqipërisë rastet në të cilat komunitetet paguajnë sherbime që nuk marrin, raste kur janë të disponueshëm të paguajnë shërbime që nuk marrin, kur marrin shërbime të pa kërkuara dhe të pa dobishme, kur nuk dëgjohen në kërkesat e tyre, kur nuk konsultohen ashtu siç parashikon ligji i konsultimit publik dhe Regulloret e Këshillave Bashkiak, kur kanë të drejta të mohuara ose të shkelura nga vetë institucionet vendore të drejtuara nga Bashkia.
Evidentimi i problemeve është dokumentuar në dy formate:
Intervista në terren
Pyetësor të përpiluar nga përfaqësues të pushtetit vendor, OJF, individë me preferencë politike të shumëllojshme, njerëz që kanë konsideratën dhe respektin e komuniteteve vendore, sipërmarrës, pensionistë, të rinj, zonja dhe profesionistë të ndryshëm.
Nënvizohet fakti se qytetarët nuk ndjejnë asnjë ndihmë ndaj biznesit nga ana e pushtetit vendor dhe reth 90% prej tyre nuk njeh ose nuk ka takuar asnjëherë Kryetarin e njëjsisë administrative ku ai banon.
Qarku Tirane
Më shumë se 60% e të pyeturve kanë vlerësuar negativisht veprimtarinë e mirëmbajtjes dhe ndërtimit të Bashkisë Tiranë përsa i përket Infrastrukturës.
Ndër pikat pozitive ose të vlerësuara nga qytetarët kanë qënë rregullsia e furnizimit me ujë, por natyrisht jo të pijshëm për reth 60% e të pyeturve. Pozitiv është edhe vlerësimi për mirëmbajtjen e kopshteve, shkollave dhe çerdheve. Gjithashtu vlerësohet me pozitivitet edhe mirëmbajtja e infrastrukturës së shërbimit shëndetësor parësor.
Po Problemet?
Qyteti në përgjithësi vlerësohet si i pisët dhe i ndotur nga banorët dhe kjo duket si në vlerësimin e keq përsa i përket impjanteve që largojnë ujërat e zeza e të ndotura, dhe në pakënaqësinë për mbledhjen, depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve urbane.
Përtej vendit të banimit nga më shumë se 85% të qytetarëve vlerësohet negativisht ose shumë negativish transporti publik vendor. Ky tregues është mjaft i rëndë sepse për një kryeqytet dhe qytet me reth 800 mijë banorë transporti publik urban dhe ekstraurban duhet të jetë një prioritet. Vonesa e Tiranës duket në raport me kryeqytetet e tjera nga mungesa e Metro-së nëntokësore, mungesa e filobusit dhe nga prezenca e autobuzave të cilët nuk kanë orar kalimi nëpër stacione.
Varrezat publike dhe mirëmbajtja e tyre janë të keqmenaxhuara sipas të pyeturve dhe Policia Bashkiake e cila shihet vetëm si gjobëvënëse vlerësohet negativisht nga 95% e qytetarëve! Në raport me ndihmat dhe shërbimet sociale të ofruara nga Bashkia, të intervistuarit përgjigjen negativisht. Reth 25% deri në 30% e të anketuarve besojnë se banesat sociale dhe qëndrat komunitare janë në nivelet e duhura. Mbi 80% e qytetareve mendojnë se niveli i mirëmbajtjes së objekteve me vlera të larta kulturore është tepër i dobët dhe mundësisht më të këqija janë kushtet e hapsirave publike ku praktikohen sportet ose aktivitetet kulturore.
Në raport me shërbimet që lidhen me ekonominë dhe aktivitetet prodhuese ka një llojë vlerësimi përsa i përket tregjeve vendore por nga krahu tjetër vërehet mungesa totale e përkujdesjes për infrastrukturën bujqësore të teritorit dhe vonesat e mëdha të zjarrëfikëseve drejt vendeve të interesuara nga zjarri. Nënvizohet fakti se qytetarët nuk ndjejnë asnjë ndihmë ndaj biznesit nga ana e pushtetit vendor dhe reth 90% prej tyre nuk njeh ose nuk ka takuar asnjëherë Kryetarin e njëjsisë administrative ku ai banon.
Edhe në rastin e Tiranës ka një shumicë dërrmuese qytetarësh të cilët kanë mendimin se para vitit 2015 ndjenin më pranë shërbimet e Bashkisë apo Komunave ku banonin dhe në rastin konkret është kërkuar nga ana e atyre që banonin në Shëngjergj dhe Dajt, krijimi i një Komune e cila të ishte pranë nevoja të territoreve rurale pasi sidomos këta qytetarë ndihen të abandonuar nga institucionet dhe shërbimet Bashkiake.
Perfundimi
Domosdoshmëria për të ndryshuar kufijtë administrativë në favor të lidhjeve gjeografike, infrastrukturore dhe kulturore. Nevoja për të përforcuar Demokracinë Vendore duke filluar nga pjesëmarrja e qytetarëve të thjeshte deri tek fuqizimi i Keshillave Bashkiak si Parliament Vendor, sot thjesht noter të detyruar të vendimeve të Kryetarëve të Bashkive Cilësia e Shërbimeve duhet të rritet ndjeshëm kundrejt qytetareve dhe bizneseve. Për të arritur këtë duhet fuqizuar decentralizimi fiskal./dosja.al