Përgjatë periudhës para periudhës së festave zakonisht tregtarët e “shfrytëzojnë” si një mundësi të artë për të rritur çmimet e produkteve.
Kjo vjen kryesisht si pasojë e faktit që në këtë kohë ka një kërkesë të lartë për produkte, pasi të gjithë duan t’i festojnë festat e fundvitit në mënyrë të bollshme.
Ndërkohë në qytetin e Lezhës, atmosfera e festave ndihet por jo në tregun ushqimor.
Ndërkohë tregtaret shprehen se ka një ulje te ndjeshme të kërkesës për blerje edhe pse na ndajnë pak ditë nga Krishtlindjet. Edhe ky prag festash i ka gjetur qytetaret lezhjane me çmime më të larta në produktet ushqimore duke bërë më të vështirë festimin e festave të fundvitit.
Kujtojmë që ndryshe nga vitet e tjera, që rritja e çmimeve ka ndodhur vetëm në fundvit, këtë vit, çmimet janë rritur disa muaj më para për shkak të krizës.
Tregjet globale dhe ato vendase po përballen me një valë të rritjes së çmimeve, që erdhi si cunam në të gjithë artikujt njëkohësisht, që nga hekuri, gruri, nafta, kauçuku, energjia, vaji, kafeja, sheqeri e deri te buka. Vala e rritjes, e cila po nxitet nga kërkesa e pazakontë post-karantinë dhe problemet në transport i kanë zënë në befasi Bankat Qendrore, të cilat për momentin kanë deklaruar se nuk do të vënë në lëvizje mekanizmin e normës së interesit. Tregu shqiptar, i cili mbështetet tek importi, është ekspozuar tërësisht ndaj rritjes së çmimeve, teksa 40% e popullsisë në vend rrezikon të zhytet në varfëri të thellë. Banka e Shqipërisë thotë se rritja e çmimeve është kalimtare dhe do të ketë stabilitet më 2022