Skip to content
Kosovë

Covid-19 në Kosovë, ja si paraqitet bilanci i rasteve dhe viktimave

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur situatën e Covid-19  në  vend në 24 orët e fundit.  Nuk është shënuar asnjë rast humbje jete përgjatë 24 orëve të fundit.

Ndërsa për sa i përket infektimeve të reja, nga Nga 2.496 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Në 24 orët e fundit janë dhënë 344 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.644.733 doza të vaksinës.

Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.898.  Në total numri i rasteve aktive është 323.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:

3 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 344 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.644.733 doza të vaksinës.

Deri më sot 772.537 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.496 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.898.

Në total numri i rasteve aktive është 323.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!